Champions League Futboll Sport

SHORTI NË CHAMPIONS LEAGUE/ Reali “peshkon” Liverpool, PSG kërkon hakmarrje ndaj Bayern. Ja përballjet…

Tetë skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kampioneve, kanë mësuar kundërshtarët e tyre, pas shortit të hedhur në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion.

Reali i Madridit ka peshuar në short Liverpulin, në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë me ço kusht fitoren për të vazhduar më tej. Të dy skuadrat u përballën në maj të 2018-ës në finalen e këtij kompeticion, ku madrilenët triumfuan me rezultatin 3-1.

Gjithashtu në çerekfinalen e këtij sezoni, do të përsëritet finalja e sezonit të kaluar të Ligës së Kampioneve, teksa Bajerni do të përballet me PSG-në, që sezonin e kaluar e mposhti në finale, duke marrë trofeun.

Mançester Siti që po tregon një formë të shkëlqyer këtë sezon, sfidon Dortmundin, ndërsa Porto që eliminoi Juven, pret Çelsin.

Për sa i përket çifteve gjysmëfinaliste, fituesi i çiftit Bajern-PSG, do të përballet me fituesin e çiftit Siti-Dortmund. Ndërkohë fituesi i çiftit Real-Liverpul, do të përballet me fituesin e çiftit Porto-Çelsi.

Ndeshjet e para çerekfinale të Champions-it do të luhen më datën 6 dhe 7 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë (13-14 prill).

Gjysmëfinalet do të luhen më 27-28 prill dhe më 4-5 maj. Ndërsa finalja e këtij sezoni, do të mbahet më 29 maj, në stadiumin “Ataturk” të Stambollit.

SHORTI:

Çiftet çerekfinaliste:

Mançester Siti-Borusia Dortmund (A1)

Porto-Çelsi (A2)

Bajern Mynih-PSG (B1)

Real Madrid-Liverpul (B2)

Çiftet gjysmëfinaliste:

(B1)-(A1)

(B2)-(A2)

Related posts

Shtyhet ndeshja Sevilla – Real Madrid, edhe Barcelona në rrezik

Q.Autor

U PREZANTUA TEK PARTIZANI/ Sulmuesi Solomon provokon: Golin e parë do ta shënoj kundër…

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Partizani: Tension në fushë, Jorgji nxjerr 3 kartonë të verdhë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment