Futboll La Liga Sport

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Vetëm një gol larg Raul, ylli Benzema futet në “klubin” e legjendave të Champions-it

Benzema është i pesti, në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Champions-it. Goli i tij kundër Atalantës e bën atë lojtarin e pestë, që arrin kuotën e 70 ose më shumë golave ​​në garën elitare kontinentale për klubet, një pengesë që vetëm Cristiano Ronaldo (134 gola), Messi (120), Lewandowski (72) dhe Raúl (71) e kanë kaluar. Që nga dje, “9” e të bardhëve hyn në këtë “klub” kaq prestigjoz.

Benzema është tashmë një legjendë e Ligës së Kampionëve, me katër tituj të fituar dhe 70 gola të shënuar në total. Ishte pikërisht raundi i 1/8 finale të Champions-it, kur Karim u pa për herë të parë në këtë kompeticion, në sezonin 2004-2005. Ai u shfaq i ndrojtur, duke ecur në “majë të gishtave”, si pjesë e stolit të Lyon, pa luajtur asnjë minutë të vetme në dy ndeshjet kundër Werder Bremen. Asokohe ishte vetëm 17 vjeç.

Në atë kohë nuk mund të imagjinohej historia e tij spektakolare, që do të bënte në Ligën e Kampionëve 16 vjet më vonë. Goli i tij i parë në Champions erdhi më 6 dhjetor 2005, kundër Rosenborg, ndërsa i fundit (i 70-ti) u shënua mbrëmë kundër Atalantës. Pothuajse 16 vjet më vonë ndodhi ky “jubile” mahnitës, çka pasqyron trajektoren spektakolare të francezit me “Los Blancos”, në Champions. 16 sezone, 4 tituj dhe 70 gola. Kjo është “paja” spektakolare e bomberit transalpin në këtë kompeticion elitarësh.

Karim vazhdon të frymëzohet përballë portës kundërshtare dhe tashmë ka 21 gola, këtë sezon, në të gjitha garat. Në llogarinë e tij janë 78 gola, që nga lamtumira e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi, më 2018.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Real Madrid-Atletico. Rezultati 1-0

Delo.autor

Pak para finales së “UEFA Champions League”, MC Kresha na tregon se është fans i zjarrtë i…

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Shehi ndryshon skemën, ja lojtarët që rrezikojnë tek “Bardheblutë”…

Delo.autor

Leave a Comment