Futboll La Liga Sport

TËRMET 6 BALLË NË LA LIGA/ Barcelona mposht me “GOLEADË” Real Socidedad dhe rimerr vendin e dytë

Barcelona i ka mrekulluar të gjithë mbrëmjen e sotme me një fitore tenistike me shifrat 1-6 në një transfertë shumë të vështirë si ajo e Sociedad. Ndeshja nisi e luftuar, por me kalimin e minutave, Barça vuri gjithçka nën kontroll dhe në fundin e pjesës së parë shënoi 2 herë brenda shumë pak minutave.

Griezmann dhe Dest shënuan në minutat 37’ dhe 43’, duke mbyllur pjesën e parë më avantazhin 0-2. Pjesa e dytë do të kishte vend edhe për më shumë spektakël me Dest që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Barçën në minutën e 53’. Messi u fut në skenë 3 minuta më vonë, ndërsa Dembele çoi ndeshjen në 0-5 në minutën e 71’.

Sociedad shënoi golin e nderit 6 minuta më vonë me anë të Muguruzas, ndërsa Messi mbylli gjithçka në 1-6 në fund. Kështu, Barça merr fitoren e pestë radhazi në La Liga dhe rimerr vendin e dytë, me 4 pikë më pak se Atletico Madrid që është në krye.

Related posts

Man City gati për blerjen e shekullit/ Ofrojnë 225 milionë euro për “FERRARIN”

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ “Djajtë e Kuq” ndalen në “Old Trafford”, Totenhemi triumfon në frymën e fundit

Delo.autor

Mourinho ofron Pogba për yllin e Real Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment