Futboll Sport

THYEN RREGULLAT ANTI-COVID/ Organizuan ‘’party’’, klubi i njohur europian pezullon 5 futbollistë

Klubi skocez i Rejnxhërs, ka pezulluar 5 futbollistë për shkak se kanë thyer rregullat e Covid-19 duke organizuar një festë të mbyllur.

Bongani Zungu, Natan Paterson, Kalvin Basej, Dapo Mebude dhe Brian Kinea janë pesë lojtarët e pezulluar, ku në shkurt të këtij viti u ndaluan nga policia teksa ishin të pranishëm në një shtëpi private dhe kishin mbledhur një numër njerëzish në ambient të mbyllur.

Basej dhe Zungu ishin dy nga lojtarët kyç të ekipit të Stiven Zherrard, të cilët arritën të fitonin kampionatin skocez 7 javë para mbarimit të tij. Lojtarët nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjet në vazhdim për sfidat e kampionatit.

Related posts

SUPERKUPA E SHQIPËRISË/ Kampionët e Superiores mposhtin Vllazninë dhe ngrejnë trofeun në “Elbasan Arena”

Delo.autor

U akuzua për krizë në financa, presidenti i Milan tregon të vërtetën

Q.Autor

TRANSFERIMI TEK PSG/ Di Maria i shpreh “dashurinë” Messit: Jam shumë i lumtur, është ajo që kam dashur gjithmonë

Delo.autor

Leave a Comment