Futboll La Liga Sport

TRAJNERI ME DHIMBJE KOKE/ Probleme për mbrojtësin e Barcelonës, ndrydh sërish ligamentin

Xherard Pike ka ndrydhur ligamentin e gjurit të djathtë. Sipas njoftimit të klubit katalanas, mbrojtësi ka bërë ekzaminimet dhe ka lajmëruar dëmtimin.

Koha e rikuperimit të lojtarit nuk dihet ende, por varet nga mënyra se si do të evoluojë në ditët në vazhdim. Pike u dëmtua gjatë gjysmëfinales kundër Sevijes në kohën shtesë pasi në minutën e fundit të kohës së rregullt kishte barazuar sfidën. Ai qëndroi në fushë duke shtrënguar dhëmbët, por lajmet nuk janë aspak të mira.

Bëhet fjalë për të njëjtin dëmtim që e la jashtë fushave të lojës për 3 muaj dhe stafi teknik i skuadrës është alarmuar duke iu trembur një tjetër dëmtimi për një kohë të gjatë.

Related posts

Pështyu kundërshtarin, 6 ndeshje pezullim për yllin e West Ham

Q.Autor

NË 2 NDESHJE 3 GOLA/ Valdet Rama “shpërthen” në Gjermani

Delo.autor

8 marsi, disa nga golat më të bukur të shënuar nga femrat në futboll

Q.Autor

Leave a Comment