Futboll Kategoria Superiore Sport

TREGON SEKRETIN SI FITOHET KAMPIONATI/ Emanuel Egbo: Ja çfarë duhet të kesh në skuadër

Ish-trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, është i ftuar në studion e emisionit ‘’Sport News Plus’’ të moderatores Dajlana Sejdia në televizionin ‘’News24’’, nisi fjalën e tij duke folur për rrjedhën e këtij kampionati dhe tregon sekretin si fitohet kampionati.

”Mendoj se koha ka treguar që të gjitha ekipet kanë pasur halucinacione dhe ky kampionat ka pasur rokadë. Për mua Kukësi ka mundësi të afrohet edhe me shumë në renditje, i shikoj kalendarin e favorizon.

Mendoj se do ketë shumë ndeshjet direkte dhe ekipi që do humbasë më pak do arrij të triumfoj. Si shumica e trajnerëve që janë këtu dhe un jam në pozicionin të favorizoj një ekip. Vllaznia është si një ekip maratonë, por ka gabuar shumë ndeshjet e fundit, teksa në 10 ndeshje ka arritur të marrë 1 apo 2 fitore dhe i ka komplikuar shumë gjërat.

Do të jetë një kampionat i vështirë deri në sprintin e fundit. Po të kishte fituar Tirana në derbi ekipet e tjera do futeshin në panik, unë e di, kam mësuar si fitohet kampionati. Kampionati fitohet me lojtarë që e kanë një eksperiencë të tillë, me lojtar kampion në skuadër. Laçi nuk mendoj se do ta fitoj kampionatin sepse nuk ka lojtar me eksperiencë në fitimin e titullin, Teuta gjithashtu. Partizani ka një ose dy lojtar që e kanë fituar titullin. Ekipi që ka lojtar me eksperiencë do të fitojë në fund.”

Related posts

Mourinho e nxjerr në shitje, Pogba drejt largimit nga Man.United

Sadik.Autor

HARXHOI 200 MIJË EURO NË KAZINO DHE HOTELE/ Dënohet me 3 vjet burg personi që mashtroi yllin e Manchester City-t…

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Valverde: Në “shtëpinë” e tyre ata janë të frikshëm

Delo.autor

Leave a Comment