Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

VLERËSIMET E “LEGJEONARËVE”/ Shikoni cili është përzgjedhur lojtari me notën më të mirë (FOTO)

Ndeshje pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet europiane. Në bazë të statistikave të “Sofa Score”, rezulton se futbollisti i cili ka marrë vlerësimin maksimal është Armando Broja me notën 8.4 pas paraqitjes fantastike me Viteshen duke realizuar dhe një gol në sfidën ndaj Venlos ku triumfuan me rezultatin 4-1.

Pas tij vjen Adrian Hajdari i cili vlerësohet me notën 7.6 ku me ekipin e dytë të Rapidit të Vienës ka bërë një paraqitje mbresëlënëse ndaj Liefering ku triumfuan me rezultatin 1-0. Më pas është Arbnor Muçolli me notën 7.3 i cili me skuadrën e tij në ligën e e parë daneze me Vejlen ka barazuar pa gola ndaj Horsens.

Eduart Rroca renditet i katërti me notën 7.3 ku me Istablusporin e tij ka arritur të fitojë në transfertë me rezultatin 0-3 ndaj Eskishehirspor.

Këtë vlerësim e përfundon Arlind Ajeti i cili rezulton me notën 7.3 me Rexhianën në Serinë B ka barazuar pa gola me skuadrën e Salernitanës.

Related posts

I GATSHËM PËR NJË MARTESË DHE FAMILJE TË MADHE/ Jasir Asani zbulon kush është vajza që i ka “rrëmbyer” zemrën

F.autor

E PABESUESHME/ Lojtarët e Teutës dhurojnë spektakël me një top tenisi (VIDEO)

Isa.Autor

KUKËSI-PARTIZANI/ Publikohen çmimet e biletave

F.autor

Leave a Comment