Futboll La Liga Sport

ZGJEDHJET PËR PRESIDENT TEK REAL MADRID/ Kush është kandidati 32-vjeçar që do të kandidojë përballë Florentino Perez…

Këtë verë klubi i Real Madridit do të mbajë zgjedhjet për presidentin e ri, pas 3 mandateve të njëpasnjëshme të fituara nga presidenti aktual, Fiorentino Perez.

Në tre zgjedhjet e mëparshme, Perez nuk ka pasur kandidat, por këto zgjedhje do të jenë të luftuara,  teksa një 32-vjeçar ka hedhur kandidaturën për tu bërë presidenti i ri i Real Madridit.

Enrike Rikelme quhet kandidati i ri, i cili është një biznesmen i suksesshëm në fushën e energjisë rinovuese në Amerikën Latine, me kompaninë e tij që vlerësohet 300 milionë dollarë.
Për të kandiduar për president duhen disa kushte , të kesh të paktën 20 vite anëtar i klubit të Realit, kusht ky që Rikuelme e plotëson pasi është anëtar i klubit që prej moshës 12 vjeç dhe duhet të kesh kapital 15% të buxhetit të klubit që shkon deri në 90 milion euro që nuk është aspak pengesë për kandidimin e 32-vjeçarit.

‘’Tani për tani klubi duhet të marrë një drejtim tjetër dhe të përmirësojë menaxhimin e tij, duke u bërë një klub global.  Nuk të bën global një turne veror në Amerikë.

Unë shoh mundësinë e zbatimit të përvojave që kam fituar dhe menaxhimin e një bordi profesional dhe jo të përbërë nga miq, në mënyre që ta çojmë klubin në një nivel tjetër’’, u shpreh biznesmeni ambicioz.

Related posts

Starti i keq i Interit, Spalletti: Jemi anti-askushi!

Isa.Autor

SHËNON NEYMAR/ Por PSG përmbyset në 10 minuta nga Monaco (VIDEO)

Delo.autor

HUMBJA NDAJ TOTTENHAMIT/ Zemërimi i tifozëve: Hazard do të largohet për fajin tënd

Delo.autor

Leave a Comment