Futboll Sport

ZYRTARE/ Qeveria e futbollit anulon ndeshjet eliminatore të Botërorit “Katar 2022” në muajin mars, ja arsyeja…

Organi drejtues kontinental i futbollit të Amerikës së Jugut, “CONMEBOL” ka vendosur se ndeshjet e fazës eliminatore të Botërorit “Katar 2022” të cilat do të zhvilloheshin në muajin mars janë anuluar.

Ky vendim u mor nga Këshilli i “CONMEBOL” për arsye të pamundësisë për të pasur të gjithë lojtarët e Amerikës së Jugut në kohën e duhur.

Këtë lajm e ka publikuar vetë organi drejtues i qeverisë të futbollit në Amerikën e Jugut me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Twitter”.

KOMUNIKATA ZYRTARE E “CONMEBOL” –

“Këshilli i ‘CONMEBOL’ ka vendosur anulimin e ndeshjeve eliminatore të Kupës së Botës ‘Katar 2022’. Ky vendim u mor për pamundësinë e të pasurit të gjithë lojtarët amerikano-jugor në kohë.”

Related posts

NUK KA SHËNUAR ENDE/ RONALDO ka FRIKË, i bën një kërkesë TË ÇUDITSHME JUVES

Isa.Autor

NORVEGJI-SPANJË/ “La Roja” synon të vazhdojë ecurinë mbresëlënëse (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NJË NGA FUTBOLLISTËT MË MODESTË NË QARKULLIM/ Kante përdor të njëjtën makinë që nga viti…

Delo.autor

Leave a Comment