Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Revolucion nga “themelet” tek Barcelona, njoftohen ndryshime të mëdha në bordin drejtues

Barcelona ka njoftuar ditën e sotme zyrtarisht me një komunikatë se ka bërë ndryshime në bordin drejtues. Revolucion i vërtetë në klubin katalanas, ku janë bërë shumë ndryshime në shumë departamente.

Antonio Escudero dhe Juli Guiu janë bërë zëvendës presidentë të departamentit të marketingut. Eduard Romeo është zv/presidenti i ri i departamentit ekonomik në klub, ndërsa Rafael Yuste zv/president i departamentit të sportit.

Gjithashtu, edhe zëdhënësi i shtypit është ndryshuar dhe detyrën e ka marrë Elena Fort. Ndryshimet kanë vijuar edhe në klubin e basketbollit apo hendbollit. Josep Cubells është drejtori i ri i Barcelonës së basketbollit, ndërsa Joan Sole drejtor i klubit të hendbollit.

Related posts

Rusi 2018, këta janë lojtarët që vlejnë më pak

Sadik.Autor

LIVE/ Laçi-Tirana, Kurbinasit ushtrojnë presion. Mane gabon shënjestrën

Delo.autor

Gëzimi i mbrojtësit Fagner dhe familjes së tij kur mësuan ftesën për në Botëror (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment