Futboll Seria A Sport

ANALIZON “SHPËRTHIMIN” E INTER/ Trajneri Conte: Gati të bëjmë diçka të jashtëzakonshme, historike

Interi fluturon drejt titullit dhe tashmë këto ditë, me një kombinim të rezultateve, që nuk janë shumë të mundshme, mund të festojë fitoren matematikore. Por, para së gjithash do të duhet fitorja kundër Crotone. Gjatë konferencës për shtyp, Antonio Conte prezantoi ndeshjen kundër kalabrianëve:

Djemtë e dinë që duhet të luajmë si Interi nesër. Nëse mendojmë të bëjmë diçka ndryshe, do të ketë surpriza të këqija. Ne duhet të kemi respekt për Crotone. Kundërshtari do të jetë shumë i motivuar, do ta tregojë veten kundër të parëve në renditje, që po përpiqen të fitojnë titullin. Na nevojitet vendosmëri dhe egërsi.

E rëndësishme është që ky kampionat të përfundojë në mënyrën e duhur. Ne duam të shpërblehemi për djersën dhe netët pa gjumë. Ndërsa afrohesh me vijën e finishit, duhet të jesh i aftë në trajtimin e pritshmërive. Edhe pse nuk është e lehtë, mendoj se po menaxhojmë gjithçka si duhet. Të gjithë këtu në Pinetina e dinë se diçka e jashtëzakonshme do të ndodhë, nga lojtarët te punonjësit dhe rojet”.

Antonio Conte foli gjithashtu shkurtimisht për vizitën e presidentit Steven Zhang, i cili ka munguar për një kohë të gjatë: “Me presidentin kishim një përshëndetje të thjeshtë. Takoi edhe lojtarët dhe iu uroj fat të mbarë. Ai e di shumë mirë që ende nuk kemi fituar asgjë”.

Trajneri i Interit nuk duket i shqetësuar nga lodhja e lojtarëve të tij: “Lodhje, ashtu siç ka për ne, ka edhe për të tjerët. Ne jemi gati të bëjmë diçka të jashtëzakonshme dhe historike për klubin. Unë nuk mendoj se duhet të merremi me lodhjen. Nëse dikush është i lodhur, le të ma thotë, që ta ul në stol.

Unë mendoj se të gjithë janë rritur, nga të gjitha pikëpamjet. A ishte fitorja ndaj Juves, pika e kthimit të sezonit? Mendoj se ka pasur disa pika kyçe këtë sezon, nuk është një ndeshje e vetme. Një moment tjetër vendimtar ishte kur arritëm vendin e parë për herë të parë”.

Një vlerësim edhe për frymën që përçoi tek Interi në këto dy vite: “Disa preferojnë të qëndrojnë në mediokritet dhe të jenë më të relaksuar, nuk kanë dhimbje koke dhe flejnë më mirë. Por këtu ka shumë njerëz që në vend të kësaj donin të ndiqnin rrugën time. Interi ka gjetur besueshmërinë në këto 2 vite. Gjithashtu ka gjetur besueshmërinë në nivel ndërkombëtar. Finalja jonë e Ligës së Europës vitin e kaluar u nënvlerësua”.

Related posts

“TANI KA SHUMË…”/ Marotta mbështet Spallettin: Nuk e shoh si trajner që mund të kritikohet

Delo.autor

12 GOLA NË 6 NDESHJE/ Ish-sulmuesi i Kukësit nuk njeh limite, tjetër dopietë në kampionat

Delo.autor

Giampaolo: Titulli!! Më i vështirë për Juventusin, por…

Sadik.Autor

Leave a Comment