Futboll Seria A Sport

CR7 DËSHTOI TË SHËNONTE DHE HODHI FANELLËN NË TOKË/ Ronaldo gjen buzëqeshjen te… muskujt e Georgina (FOTO)

E diela e komplikuar, e përjetuar nga Cristiano Ronaldo, duket se është lënë pas krahëve. Është vetë kampioni portugez, ai që e dëshmon këtë përmes një fotoje në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet përsëri i lumtur dhe i qeshur. Ndeshja kundër Genoa kishte lënë një shije të keqe në gojën e tij. Ai dështoi të shënonte gol, ndaj në “bilbilin” e trefishtë të fundit reagoi me një gjest bezdie, duke hedhur fanellën në tokë. Një shenjë nervozizmi, që kishte tërbuar tifozët bardhezinj, por tani duket se është arkivuar.

Në Instagram, Ronaldo postoi një shkrepje në shoqërinë e Georgina Rodriguez. Për një sportist si ai, nuk ka asnjë mënyrë më të efektshme për ta kaluar mëngjesin se duke u stërvitur intensivisht me gjysmën e tij më të mirë. “Punë e kryer”, – shkruan 36-vjeçari portugez në diçiturën e fotos “sociale”, që e tregon atë të përqafuar me partneren; i qeshur dhe i gatshëm të përballet me sfida të reja. Të dielën është ndeshja e vështirë në Bergamo, por duket se java ka nisur me humor të mirë te golashënuesi më i mirë i Serie A në këtë sezon. I qeshur, i palestruar dhe duke ekspozuar muskujt bashkë me partneren…; nuk mund të kishte më mirë.

Related posts

Mediat serbe tallen me Shqipërinë: Shikoni si i turpëroi një lojtar i Kosovës (VIDEO)

Sadik.Autor

ITALIANI JACOBS SHKROI HISTORINË/ Mamaja që kishte parashikuar gjithçka “kërcënon” Bolt (VIDEO)

Delo.autor

Marquinhos: Mediat spanjolle po tentojnë ta hutojnë Neymarin

Q.Autor

Leave a Comment