Futboll Premier League Sport

DEL KUNDËR KRIJIMIT TË “EUROPEAN SUPER LEAGUE”/ Trajneri Klopp: Unë dhe lojtarët nuk jemi pyetur…

Jyrgen Klop është trajneri i parë i 12 skuadrave pjesëmarrëse deri tani në Super Ligën e Europës, që ka dalë kundër këtij vendimi të klubeve prestigjioze europiane.  Tekniku gjerman foli para ndeshjes me Lidsin, duke u shprehur:

“Unë dhe lojtarët nuk jemi pyetur për këtë gjë. Mendimi im nuk ka ndryshuar dhe unë personalisht jam kundër kësaj Lige. Unë dua që gjithmonë të jemi pjesë e Ligës së Kampionëve dhe më pëlqen fakti që për shembull Uest Hemi ka gjasa të luajë në Champions League.

Duhet ta rikujtojmë që tifozët dhe lojtarët janë pjesa më e rëndësishme e futbollit dhe nuk duhet të lejojmë që kjo të ndryshojë. E kuptoj frustrimin e tifozëve në lidhje me këtë gjë dhe nuk e kuptoj vendimin e 12 klubeve, por duket se është për të fituar më shumë para.” – u shpreh trajneri i Liverpulit para ndeshjes.

Related posts

NUK MË DO ASKUSH/ “YLLI” i Man Unitedit: Dua të LARGOHEM ngda ky DREQ…

Isa.Autor

OFERTË E ÇMENDUR NGA ARABIA/ Trajner i CR7 dhe 150 mln euro, Zidane merr vendimin+

F.autor

RIHAPET SFIDA/ Arsenali bën ҫmendurin në ndeshjen me Chelsean (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment