Futboll La Liga Sport

DISFATA NË “EL CLASICO”/ Barcelona ndryshon skemë, Koeman mendon rikthimin e modulit… 4-3-3

U bë një javë nga dita kur Barcelona luajti kundër Vajadolidit dhe fitoi me shumë vështirësi me golin e Osman Dembelesë në minutat e fundit. U kuptua qartazi që ishte një hap pas i katalanasve në krahasim me ndeshjet e mëparshme dhe 3 pikët u arritën pas shumë vuajtjes. Skema me 3 mbrojtës duket se e ka humbur magjinë e saj dhe kjo gjë u konfirmua në “El Clasico” kundër Realit të Madridit.

Ronald Kuman luajti me 3-5-2 dhe në pjesën e parë të ndeshjes pësoi 2 golat që i dhanë fitoren Realit. Në të dytën bëri ndryshimin taktik duke kaluar në 4-3-3 dhe kjo gjë dha efekt. Skuadra katalanse luajti më mirë, ishte më e vendosur, qarkulloi topin dhe arriti të shkurtonte diferencat me Mingezën. Tani Kuman mendon realisht që të ndryshojë dhe të rikthehet te moduli 4-3-3. Për ndeshjet e ardhshme do të rikthehet i gatshëm edhe mbrojtësi Xherard Pike, i cili ofron garanci në mbrojtjen me 4 dhe partneri i tij do të jetë njëri mes Arauhos dhe Lenglesë.

Mingeza do të kalojë djathtas në duel me Destin, ndërsa në të majtë i paprekshëm Alba. Mesfusha si gjithmonë do të jetë e Busketsit, Pedrit dhe De Jongut, ndërsa Grizman do të marrë rolin e tij si titullar në sulm. Mesi dhe Dembele janë dy të tjerët që do të plotësojnë skuadrën. Kjo është thjesht një ide, por e cila mund të marrë jetë në duelet e ardhshme. Barcelona do të luajë finalen e Kupës së Mbretit kundër Bilbaos në këtë fundjavë dhe ka shansin e artë për ta fituar titullin e parë në këtë sezon.

Related posts

MILANIT NUK I NDAHET “MALLKIMI”/ Dëmtohen dy mesfushorë në ndeshjen ndaj Torinos. Njëri largohet me barrelë

Delo.autor

Inter mban rekordin në Serie A, por ja cilat janë skuadrat në Europë që mbush stadiumin…

Sadik.Autor

PËRQAFIM EMOCIONUES MES LOTËVE/ Shikoni momentin e takimit mes “Jashtëtokësorit” dhe Neymar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment