Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA ËSHTË NË DYSHIM/ Kuman: Kupa shkon për… tifozët

Ronald Kuman nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij te Barcelona, pavarësisht se fitoi trofeun e parë me katalanasit.

“Jam shumë i lumtur për ndeshjen dhe për faktin që fituam këtë titull të rëndësishëm. Na mungojnë tifozët, por ky trofe është për ta. Kanë vuajtur shumë këtë sezon, por ishte një mbrëmje e madhe. E ardhmja? Çdo trajner që është te Barcelona varet nga rezultatet dhe titujt. Ndonjëherë të bezdis ky fakt sepse situata ndryshon shumë shpejt. Të fitosh një titull është gjithmonë diçka e rëndësishme për skuadrën dhe për mua.

Nuk ishte aspak e lehtë rruga për këtë kupë. Kemi luftuar dhe kemi vuajtur shumë. E kemi merituar në çdo ndeshje dhe për këtë jam i gëzuar”, ka thënë Kuman.

Më tej ai foli edhe për të ardhmen e Mesit? Nuk e di nëse do të vazhdojë. Shpresoj që po. Ai është një fitues i lindur dhe gjithmonë është vendimtar në ndeshjet më të rëndësishme. Por, nuk duhet t’i harrojmë dhe lojtarët e tjerë”, ka thënë trajneri i Barcelonës.

Related posts

E PABESUESHME/ Mbappe lëshon ‘bombën’, ikën nga Parisi

Delo.autor

Kontrata, shifra e frikshme që fiton në një sekondë LeBron James

Isa.Autor

ZYRTARE/ Cutrone ndryshon ekip, ja ku do të luajë ish-sulmuesi i Milan…

Delo.autor

Leave a Comment