Futboll Sport

E TRISHTË/ Ditë zie në klubin e Kategorisë së Parë, koronavirusi i merr jetën ish-futbollistit…

Futbolli cërrikas në zi. Koronavirusi i ka marrë jetën ditën e sotme, ish-futbollistit të shquar të Turbinës, Ndriçim Beshiri, zemra e të cilit pushoi të rrahuri në moshën 61-vjeçare.

Lajmi i trishtë është bërë publik nga vetë klubi që militon në Kategorinë e Parë, teksa mësohet se do të mbahet 1 minutë heshtje në nder të Beshirit, në sfidën e ditës së nesërme mes Turbinës dhe Flamurtarit.

POSTIMI I KLUBIT:

Njoftim!

Me hidherim te thelle njoftojme, se sot eshte ndare nga jeta ne moshen 61 vjeçare, nga Covid-19, nje nga ish futbollistet me te shquar te Turbines ndervite Ndriçim Beshiri. Çimi siç njhiheshe ndryshe ose Gurashi nga miqt e shoket e tij, ka luajtur me Turbinen qe me moshat e deri tek ekipi i pare ne vitet 1977-1990. Me pas ka sherbyer per disa kohe si zv trajner i ekipit te Turbines, detyre qe e kreu me se miri. Klubi i Turbines i shpreh ngushellimet me te sinqerta, femijeve te tij dhe njerezve me te dashur te familjes Beshiri. Te qoft dheu i lehte Gurash.

Related posts

Miqësorja e parë e Kukësit për “Championsin”, Maribori nuk kursehet (VIDEO)

Sadik.Autor

MIQËSORE/ PSG-ja dështon në testin e parë sezonal, barazon me skuadrën e kategorisë së tretë

Delo.autor

“NUK KAM DYSHIME MBI SKUADRËN TIME”/ Trajneri Klopp: Mendoj se mund ta fitojmë Champions-in për dy arsye

Delo.autor

Leave a Comment