Futboll Shqipëri Sport

“HIPNOTIZOI” SULMIN E INTER-IT/ Mësoni vlerësimet e mediave italiane për Ardian Ismajlin

Si gjithmonë tani është një nga pikat fikse në formacionin titullar të trajnerit Vinçenco Italiano te Specia. Dhe në të shumtën e rasteve Ardian Ismajli arrin të përmbushë pritshmëritë. Ashtu si dje, kur përpara kishte dy kolosë të Serisë A, si Lautaro dhe Lukaku.

Arriti t’i përballonte të dy më së miri deri në fragmentet e fundit të pjesës së dytë, kur lëshoi disi dhe po të mos kishte qenë për pozicionet jashtë loje të akorduara nga kryesori Kifi, sfida mund të kishte përfunduar me një tjetër rezultat.

Ja notat e disa prej mediave:

“calciomercato.it” 5 – I saktë dhe i përpiktë deri te dhuratat për Lukakun dhe Lautaron, të pashfrytëzuara nga të dy.

“tuttomercatoweb.com” 6 – U përpoq të mos i jepte shumë pika referimi Lautaros, meqenëse argjentinasi u mundua ta largonte nga zona. Gaboi dy herë në pak kohë, në njërin rast i duhet të falënderojë Provedelin.

Related posts

PAMJE TË FRIKSHME/ E rëndë në Angli, rrëzohet helikopteri i pronarit të klubit të Premier Ligës (VIDEO)

Isa.Autor

MUND TË JENË ZBULIMET E TURNEUT/ Nga Doku te Raspadori, 10 talentet që pritet të shpërthejnë në “Euro 2020”

Delo.autor

PAS HUAZIMIT TEK SPARTAK I MOSKËS/ Mesfushori kthehet tek Interi, klubi rus nuk e bleu kartonin e tij

Delo.autor

Leave a Comment