Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA 28/ Superiorja i lë vendin Kupës, sfidat luhen të gjitha në një ditë. Ja azhenda…

Kategoria Superiore, do të rikthehet ditën e diel (18 prill), datë kjo kur janë planifikuar të luhen 5 sfidat e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë Superiore.

Ndërkohën që në mesjavë, do të zbresin në fushë gjysmëfinalistët e Kupës së Shqipërisë, për të përcaktuar edhe çiftin finalist. Duelet e Kupës, Vllaznia-Laçi dhe Teuta-Skënderbeu do të luhen ditën e mërkurë në orën 16:00.

Ndërkohë për sa i përket javës së 28-të të Kategorisë Superiore, ende nuk janë përcaktuar oraret e 5 sfidave, teksa për momentin dihet vetëm që do të zhvillohen të gjitha ditën e diel, gjithmonë nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim të programit. Vlen të theksohet se java e 28-të, përkon me fillimin e fazës së katërt, e cila është dhe më vendimtarja.

Kupa e Shqipërisë/Gjysmëfinalet

Të mërkurën

Vllaznia-Laçi 16:00

Teuta-Skënderbeu 16:00

Kategoria Superiore/ Java 28 (18 prill)

Të dielën

Kukësi-Tirana

Skënderbeu-Teuta

Apolonia-Vllaznia

Laçi-Bylisi

Partizani-Kastrioti

Related posts

Ëndrra “në sirtar” e De Laurentiis: Një Europian, në vend të Champions League

Sadik.Autor

LËSHON NJË “BOMBË” MERKATOJE/ Menaxheri: Transferimi tek Napoli? Pse jo, aty ka luajtur më i madhi…

Delo.autor

E PABESUESHME/ “Juventusi duhet ta respektojë Manchester Unitedin”

Isa.Autor

Leave a Comment