Futboll Seria A Sport

JO VETËM TITULLIN/ Konte ka dy vite që e ka “mposhtur” Juventusin

Shtatë korriku i 2019- ës, data e konferencës për shtyp e Antonio Kontes në selinë e re të Interit: “Është krijuar një distancë e madhe veçanërisht me Juven. Duhet të punojmë më mirë se të tjerët për ta ngushtuar. Megjithatë, sipas natyrës jam një person që nuk cakton limite, sepse nëse do e bëja do të krijoja alibi në ambient”. Ishte e shkruar në ato fjalë, receta e suksesit. “La Gazzetta dello Sport” e ka treguar në katër pika.

Rezultati qëndron te shifrat: me Konten, Interi ka fituar në total 107 pikë ndaj rivalëve në vendet e para të klasifikimit. Është trajneri që ka përmbysur Serinë A. Quajeni faktori Konte sepse përtej estetikës janë ato që shënojnë hendekun mes fituesve dhe humbësve. Ja pra: nga momenti kur Antonio Konte ndodhet në stolin e Interit, zikaltrit kanë grumbulluar plot 156 pikë në 68 javë; 11 më shumë se Juventusi (145), 17 nga Atalanta, 23 nga Lacio, 27 nga Milani, 32 dhe 35 përkatësisht nga Roma dhe Napoli. Dyshime që të mund të mbledhë edhe ato 13 që mungojnë për titullin? Thuajse zero.

1) LOJA / FUTBOLL I MËSUAR PËRMENDËSH – Duke nisur nga ajo që është e qartë: në fushë sot Interi është një mekanizëm i j njohur. Nga miqësorja e parë me Luganon në verën e 2019-ës te sfida me Kaljarin, 22 punë të Kontes, të mbrojtjes me tre, të “dialogëve” në fushë mes Lukakut dhe Lautaros, të ndryshimeve të lojës nga njëri mbrojtës krahu te tjetri, të daljeve të ulëta me anësorin që xhiron përmendësh te sulmuesi. Trajneri ka ngulitur futbollin e tij në mendjen e lojtarëve. Goli ndaj Kaljarit, i shënuar me krosimin e një anësori dhe golin e tjetrit, është firma e qartë e skemës 3-5-2 të Kontes. Interi është gjithmonë i njëjti në fushë. Çfarë ndryshon nga njëra ndeshje në tjetrën është vetëm bariqendra, niveli i agresivitetit dhe i presingut që ushtrohet. Është triumf i punës që ka gjetur ekzaltim te dy sulmuesit.

2) KOMANDA / FITUES QË KA PËRCJELLË LIDERSHIPIN – Në metodën e Kontes ekziston një fjalë më e nënvizuar se të tjerat: lidership. Konte është njohur menjëherë nga grupi si personi që do kishte drejtuar lojtarët drejt suksesit. Për t’u shënuar, skuadra zikaltër është e formuar nga futbollistë që nuk kanë udhëhequr asnjëherë një kampionat në ligat kryesore, Konte po. Ka fituar te Juventusi, Çelsi, ndërsa kombëtares i mundësoi të duelonte me më të mëdhatë. Diferencën, pra, e ka bërë trajneri. Tek Interi është marrë me gjithçka sepse dëshiron të kontrollojë gjithçka, nga hyrjet në qendrën sportive te makina e kafes.

3) MOTIVIMET / SHFRYTËZIM I VËSHTIRËSIVE PËR T’U EKZALTUAR – Konte dhe Murinjo nuk janë saktësisht miq. Megjithatë, Interi që rikthehet të shijojë titullin, njëmbëdhjetë vite pas Mout, ka shumë pika të përbashkëta me atë skuadër. Portugezi ndiente zhurmën e armiqve. Edhe Konte në krahun e tij ka shfrytëzuar vështirësitë e jashtme për ta bërë grupin më kompakt. Eliminimin nga Liga e Kampioneve dhe problemet e pronësisë. Pagat e shtyra dhe probleme të ndryshme? Fitorja në këtë mënyrë shijon edhe më shumë.

4) REZULTATET / SINJALET, NË PËRBALLJET DIREKTE – Hapi tjetër cilësor i Interit ka qenë në menaxhimin e përballjeve direkte. Lukaku me shokë gjatë këtij sezoni kanë një bilanc pozitiv (ose megjithatë jo negativ) me gjithë gjashtë rivalet e tjera për vendet e para të klasifikimit. Është prova e forcës për të cilën kishin nevojë futbollistët, që të bindeshin se gjithçka është e mundur. Sfida me Sasuolon në fazën e parë ka qenë ajo e ndryshimit taktik, por suksesi në “San Siro” ndaj Juventusit do të nënvizohet për kthesën psikologjike. Ishte një sinjal: nga ajo ndeshje, një barazim me Udinezen dhe më pas 11 fitore radhazi.

Related posts

ZYRTARE/ Premier merr vendimin, ja numri që do të mbajë Ronaldo tek Manchester United…

Delo.autor

UELLS-ZVICËR/ Somer bën heroin, Mur humbet shansin e artë për të kaluar vendasit në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Ibrahimovic: Të gjithë bashkë mund tia dalim! Të mobilizohemi të gjithë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment