Futboll Sport

KUKËSI-TIRANA/ Të dyja skuadrat kërkojnë me çdo kusht fitoren në “Elbasan Arena” (FORMACIONET ZYRTARE)

Luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 28-të në Kategorinë Superiore.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për t’u ngjitur në renditje, pasi ende janë larg objektivave me të cilët e nisën në fillim të sezonit.

Në “Elbasan Arena” pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që futen në fushë vetëm me një qëllim, fitoren. Në 3 ndeshjet e këtij sezoni mes këtyre dy ekipeve, të dyja skuadrat kanë nga një fitore 2-0, ndërsa një është mbyllur në barazim.

Për sa i përket formacioneve të dyja skuadrave, Kukësi ka rikthyer Limajn titullar, ndërsa vendin e Kurdiç në mbrojtje e merr Lulaj. Te Tirana, e nisin titullarë në sulm, Torasa, Kale dhe Seferi, ndërsa pjesa tjetër është e zakonshmja.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Baravykas, Bytyçi, Lulaj, Kotobelli, Demiri, Taipi, Limaj, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Mirel Josa.

TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Torasa, Kale, Seferi. Trajner: Orges Shehi

Related posts

ZYRTARE/ Fatale humbja në derbi, ish-futbollisti i Interit nuk është më trajner i skuadrës së…

F.autor

I PANDALSHMI LIVERPOOL/ “Mbreti” i thyerjes dhe vendosjes së rekordeve të reja (STATISTIKAT)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ U përfol se Salah është prekur nga epidemia, reagon ashpër agjenti i tij

Delo.autor

Leave a Comment