Futboll La Liga Sport

“KUSH FITON “EL CLASICO”-N ËSHTË FAVORIT PËR TITULL”/ Del Bosque vë bast: Nuk shoh ndonjë ekip më të mirë sesa tjetri për…

Visente del Boske thotë se një ditë pas ndeshjes do të kemi një favorit më të qartë për titullin kampion. Trajneri spanjoll i ka vlerësuar të dyja ekipet dhe trajnerin Zinedin Zidan.

KLASIKJA – “Nisur nga dita e nesërme do të ketë një favorit më të qartë për titullin kampion. Është e vërtetë që ka shumë ndeshje përpara, por do të jemi më të orientuar. Unë kam frikë që të mos e llogaris Sevijen si kandidate për titullin. Tetë pikë nuk janë shumë dhe gjithçka mund të ndodhë”.

BARÇA DHE REALI – “Nuk shoh ndonjë ekip më të mirë sesa tjetri për këtë ndeshje. Të dyja mund të fitojnë dhe mund të humbasin. Tani duhet të kujtojmë që nuk ka më diferenca as për skuadrën që është udhëtuese apo pritëse sepse nuk ka publik. Kjo është ndeshja më spektakolare”.

REALI – “Pak kohë më parë flisnim për një dominim total të futbollit nga skuadrat angleze dhe që futbolli spanjoll nuk vlente fare, por ndaj Liverpulit pamë një Real superior. Duhet të bëjmë kujdes me këto ide, sepse Reali është një skuadër që nuk vdes kurrë”.

ZIDAN – “Është duke i përmbushur pritshmëritë e tifozëve madrilenë. E rëndësishme është që njerëzit brenda klubit të besojnë tek ai”.

RAMOS – “Është një çështje që nuk më përket mua. Klubi ka interesa dhe lojtari gjithashtu. Duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për të vazhduar”. MESI – “Mesi nuk tregon kurrë shenja lodhjeje apo që nuk është në formë të mirë. Ndonjë ditë edhe ai do të marrë pushim. Leo ka një influencë të madhe në lojën e Barcelonës dhe nuk mund ta lësh jashtë”.

Related posts

Liverpool bën ofertë zyrtare për Nabil Fekir

Sadik.Autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Alaves-Barcelona. Rezultati 1-1

Delo.autor

Notat e merkatos/ Mbreti i Serisë A mbetet…, INTERI është surpriza e bukur

Isa.Autor

Leave a Comment