Bundesliga Futboll Sport

“MBËSHTES KLUBIN DHE CHAMPIONS LEAGUE”/ Trajneri Flick: European Super League është e dëmshme për…

Krijimi i Super Ligës Europiane ka sjellë polemika dhe reagime të shumta ku nuk kanë munguar dhe deklaratat e trajnerëve dhe ish-futbollistëve të ndryshëm.

Një ndër ta ishte dhe trajneri i Bajern Mynih, Hansi Flik, i cili u shpreh se qëndron pas deklaratës së klubit dhe se Champions-i është formati më i mirë.

“Tani për tani kam çështje të tjera në kokë. Unë nuk i di të gjitha detajet, por  mbështes deklaratën e klubit dhe garën e Ligës së Kampionëve.

Unë jam me UEFA-n. Super Liga do të ishte jo e mirë për futbollin europian”, u shpreh gjermani Flik, i cili si duket e ka mendjen tek e ardhmja e tij që duket larg Bajernit.

Related posts

PUBLIKOHET FORMACIONI I VITIT/ Messi dhe CR7 në një ekip së bashku (FOTO)

Delo.autor

Perisic: Po të mos isha bërë futbollist, sot do të isha…

Delo.autor

“MË I MIRI NË BOTË”/ Lampard zbulon kundërshtarin që i ka sjellë vështirësi gjatë përballjes

Delo.autor

Leave a Comment