Futboll Seria A Sport

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Juventus “blindon” sulmuesin Morata, por mban pezull yllin e skuadrës…

Se nga kush do të lindë Juventusi i sezonit të ardhshëm dhe se cili do të jetë boshti që do të ruhet nga grupi aktual, kjo ende nuk dihet.

Këtë e pranon njeriu i merkatos bardhezi, Fabio Paratiçi: “Është folur shumë së fundmi, por ka ardhur ora të qartësojmë disa gjëra. E para është se Alvaro Morata do të jetë pjesë e të ardhmes së Juves. Me Atletikon kemi shumë dyer të hapura, nga rinovimi i huazimit e deri të blerja definitive, ndaj do ta gjejmë një akord, sepse lojtarë seriozë si Alvaro nuk ka shumë në qarkullim.

Po Dibala? Paulo është një çështje tjetër. Me menaxherin e tij flasim çdo javë, por ndoshta pala tjetër nuk duhet të harrojë se në çfarë situate jetojmë. Pandemia ka ndryshuar shumë gjëra.

Fillimisht prisnim që situata të zgjidhej brenda pak muajsh, por çdo ditë po vazhdojmë të humbim miliona. Ndaj, nëse nisim të kuptojmë situatën, mund të bashkëpunojmë”

Related posts

​Juventus/ Marotta: Ja si e transferuam Dybalan

Q.Autor

LIVERPOOL-ATALANTA/ Klopp bën revolucion në mbrojtje, Gjimshiti nis titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Mbappe, pas penalltisë së humbur mund t’i japë një tjetër zhgënjim Francës

Delo.autor

Leave a Comment