Futboll Sport

NGA EMANUELE NDOJ TEK BERISHA/ Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja vlerësimet e “legjionarëve”…

Fundjava që lamë pas ishte pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Europë. Në bazë të vlerësimeve të faqjes së specializuar të statistikave, “Sofa Score” , Emanuele Ndoj ishte lojtari i cili është vlerësuar maksimalisht nga faqja e njohur e statistikave me notën 8,5.

Mesfushori shqiptar i cili aktivizohet me Breshian ka arritur të realizojë një dopietë në fitoren 4-1 ndaj Pordenones, nga ku u aktivizua vetëm për 66 minuta. I dyti në renditje është Loret Sadiku i cili aktivizohet në rradhët e skuadrës turke të Kashimpasha.

Sadiku ka zhvilluar një paraqitje të mirë ndaj gjigantëve të Beshiktashit ku luajti përgjatë gjithë 90 minutëshit dhe u vlerësua me notën 7,7. I treti është portieri i Çitadelës, Elhan Kastrati i cili vlerësohet me notën 7,4 edhe pse skuadra e tij që militon në Serinë B italiane është mundur me rezultatin 1-0 nga Viçenca.

Me të njëjtën notë 7,4 është vlerësuar dhe Endri Çekiçi i cili luan në rradhët e Ankaragyçy ku këta të fundit triumfuan minimalisht me rezultatin 1-0 ndaj Antaljasporit në Superligën e Turqisë.

Me notën 7,2 është vlerësuar portieri i Kombëtares shqiptare; Etrit Berisha i cili me SPAL-in e tij barazoi 1-1 në transfertë ndaj Kievos, e vlefshme për Serinë B italiane.

Related posts

ËSHTË NXJERRË NË SHITJE NGA CONTE/ Mesfushori Eriksen: I lumtur që kam zgjedhur Interin

Delo.autor

Mbyllet Kampionati Kombëtar i Bodybuilding, mësohet fituesi

Isa.Autor

FOTOLAJM/ E turpshme në stadiumin e Kukësit, flamuri i Shqipërisë i shqyer

Q.Autor

Leave a Comment