Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-BYLIS/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dy ekipet, kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE(

Luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Partizanit dhe Bylisit në stadiumkin “Air Albania”, e vlefshme për javën e 27-të në Kategorinë Superiore.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht të marrin maksimumin nga sfida e sotme, edhe për shkak të objektivave që kanë.

Kjo përballje, ndryshe nga katër të tjerat luhet një ditë më pas, kështu që të dyja kampet i kanë më të qarta llogaritë se çfarë duhet të kërkojnë.

Pa dyshim Partizanit i vlen vetëm fitorja, nëse synon titullin, por frika e së shkuarës në përballjet me ballshiotët mbetet prezent, pasi Bylisi ka qenë një “mace e zezë” për “demat”. Te Bylisi mbeten me shpresë për ta siguruar mbijetesën pa ndeshje shtesë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Partizani: Hoxha, Belica, Broja, Bardhi, Çinari, Zhunior, Mala, Murataj, Hakaj, Bitri, Asani. Trajner: I. Daja

Bylis: Qirko, Ymeraliaj, Hadroj, Janku, Mehmetllari, Kojiç, Beji, Marselinjo, Ntepe, Lorran, Trumci. Trajner: V. Dovedan

Related posts

ZYRTARE/ Futbollisti serb vendos të luajë për Kombëtaren e Kosovës, por ja si hakmerren ndaj tij

Delo.autor

PLAS TEK REALI/ Lopetegui “kërcënon” Modric dhe Kovacic: PEREZ foli me ZË të LARTË

Isa.Autor

Tabela e transferimeve, sa shumë ndryshime në Superiore!

Sadik.Autor

Leave a Comment