Futboll La Liga Sport

PAS 16 SEZONESH TEK REAL MADRID/ Ramos refuzon rinovimin, ja fjalët e presidentit Perez drejtuar spanjollit…

Pas 16 sezonesh tek Real Madrid, mbrojtësi Serxhio Ramos me shumë mundësi do të largohet nga madrilenët këtë verë, teksa çështje për tu zgjidhur është dhe kontrata e 35 vjeçarit i cili deri tani nuk ka rinovuar ende.

Sipas mediave spanjolle, Ramos ka refuzuar rinovimin e kontratës me madrilenët dhe ka pasur dhe një debat të shkurtër me presidentin e klubit, Fiorentino Perez, i cili dyshohet se i është drejtuar spanjollit me fjalët ‘’Ne duhet të planifikojmë që sezonin e ardhëm të bëjmë pa ty’’.

Nuk mungojnë dhe ofertat e klubeve europiane për mbrojtësin spanjoll, ku ndër to dy klubet e mëdha PSG-ja me Liverpulin. Nuk dihet ende e ardhmja e tij, por një gjë është e sigurte se qendërmbrojtësi spanjoll nuk do të luajë për madrilenët sezonin tjetër.

Related posts

GOLI I ASENSIOS/ Tjetër rekord i pabesueshëm i Real Madridit në kampionatin spanjoll (VIDEO)

Delo.autor

Icardi përplaset në dhomat e zhveshjes, afrohet me Real Madridin

Q.Autor

PLAS TEK ITALIA/ Ja momenti kur mesfushorët kapen “mat” nga kamera në stolin e rezervave (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment