Futboll Ligue 1 Sport

REALIZOI DOPIETË NDAJ BAYERN MUNICH/ Madhështia e Mbappe-së, shikoni 5 provat hyjnore të francezit

Me dopietën në fitoren 3-2 ndaj Bajernit të Mynihut, Kilië Mbape u bë golashënuesi i pestë më i mirë francez. E të mendosh që është vetëm 22 vjeç dhe ka të gjithë karrierën përpara, por mosha nuk e ka penguar sulmuesin e PSG-së të dhurojë mbrëmje magjike, ndër të cilat po veçojmë pesë.

15 mars 2017: Zbulim Monako 3-1

Mançester Siti Në 1/8-at e Champions-it të atij viti, Kilië Mbape ishte vetëm 18 vjeç, por nëse në Francë njihej mirë edhe Siti kishte pasur mundësi ta njihte në 5-3 e sfidës së vajtjes. Në kthim, sulmuesi nuk shënon, por shërben asistin për Bernardo Silvën, teksa Fabio e Bakajoko certifikojnë kualifikimin e Monakos në fazën tjetër të kompeticionit.

12 prill 2017: Realist Dortmund 2-3 Monako

Një ndeshje pa shumë histori në aspektin taktik, me francezët që mbajnë topin vetëm në 36 për qind të kohës. Mbape merr përsipër gjithçka dhe me dy goditje në portë arrin të shënojë po aq gola, përkatësisht në minutën e 19-të dhe të 79-të. Mund të realizonte tripletë, por pasi fiton një penallti, ia dhuron Falkaos që gabon. Rrugëtimi fantastik i atij sezoni ndërpritet në gjysmëfinale kur Juventusi eliminon Monakon me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

22 tetor 2019: I rrufeshëm Klub Bryzh 0-5 PSG

Dy vite pas transferimit te PSGja, statusi i Mbapesë ndryshon pikërisht në atë vit e pavarësisht se është kampion bote në fuqi. Duhet një ndeshje kundër Klub Bryzhit ku trajneri e kursen në pjesën e parë. Mbape futet si zëvendësues dhe në 20 minuta shënon tri herë. “Doja të tregoja se çfarë mund të bëj”, deklaronte sulmuesi pas ndeshjes. Një mesazh që trajneri e mori të qartë.

16 shkurt 2021: I pandalshëm Barcelona 1-4

PSG Mbape nuk kishte shënuar në një ndeshje me eliminim direkt që prej 12 prillit të 2019-ës në një çerekfinale kundër Junajtidit. Pa Nejmarin e Di Marian, francezët zbarkojnë në Barcelonë si jofavoritë, por Mbape i sqaron të gjithë falë tre golave dhe një paraqitjeje që ngjason me një zbritje të Mesit nga froni i më të mirit në botë.

7 prill 2021: Kirurgjik Bajern Mynih 2-3 PSG

Për të ndalur kampionët e gjithçkaje, si Bajerni, duhej një paraqitje dominuese. PSG-ja nuk arriti ta realizonte, por kjo nuk i mohoi fitoren që erdhi me golat e Mbapesë, të cilët ulën me saktësi kirurgjike çdo impuls entuziazmi të bavarezëve të cilëve do t’u duhet një mrekulli në Paris. Gjithmonë, nëse Mbape i lejon.

Related posts

Refuzoi Hitlerin/ Zbuloni sesi e vranë yllin e Austrisë që mahniti në Botërorin e vitit 1934

Sadik.Autor

E ZHVESHUR NUDO NË VASKË/ E dashura e sulmuesit të Kristal Palasit “tërbon” rrjetin (FOTO)

Isa.Autor

EPISODI MILAN-SPEZIA/ Arbitri Serra: I “përqafuar” nga Florenci, Ibrahimovic më tha se…

Delo.autor

Leave a Comment