Futboll Kategoria Superiore Sport

RENDITJA E SUPERIORES/ Ja çfarë ndodh me Partizanin dhe Vllazninë për vendin e dytë

Nëse sot do të përfundonte kampionati, Vllaznia dhe Partizani do të ishin me pikë të barabarta dhe në vend të dytë do të pozicionoheshin shkodranët për shkak të ndeshjeve direkte (kanë fituar 1-0 në Shkodër dhe dy ndeshje kanë përfunduar në barazim 0-0 në fazën e dytë dhe të tretë).

Mirëpo, kjo llogari bëhet vetëm kur përfundon kampionati dhe rregullorja e FSHF-së e përcakton qartë. Kësisoji, aktualisht pas 27 javësh kampionat, Partizani është i dyti dhe qëndron mbi Vllazninë për shkak të golavarazhit më të mirë se shkodranët.

Vetëm kur të ezaurohen të katërta ndeshjet dhe të mbyllen kampionati, atëherë do të futet në lojë kriteri i takimeve direkte nëse ekipet kanë pikë të barabarta. Në ndeshjen e fazës së katërt Partizani e pret Vllazninë dhe situata mund të ndryshojë, por mund të mbetet edhe e njëjtë. Në këto kushte, renditja e ekipeve që kanë pikë të barabarta dhe nuk kanë ezaruara të katërta ndeshjet, do të bazohet te golavarazhi.

Rregullorja e klasifikimit

Nëse dy ose më shumë ekipe kanë grumbulluar të njëjtën sasi pikësh në përfundim të sezonit, renditja e tyre në tabelën e klasifikimit përcaktohet duke mbajtur në konsideratë kriteret si më poshtë:

  1. a) pikët e grumbulluara në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;
  2. b) diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;
  3. c) diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë kampionatit për sezonin futbollistik 2020-2021;
  4. d) numri më i madh i golave të shënuar gjatë kampionatit;
  5. e) me short;

Related posts

Messi më i mirë se CR7 këtë sezon? Do të ndryshoni mendje

Q.Autor

LIVE Partizani-Kukësi / Bakaj me të kuq, ofendon tifozët (VIDEO)

Q.Autor

SFIDA NDAJ ANGLISË PËR “KATAR 2022″/ Roshi: Do të shkojmë në “Wembley” për të dhënë maksimumin

Delo.autor

Leave a Comment