Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Lajme të mira për Pirlon, mposht koronavirusin mbrojtësi i “Bardhezinjve”…

Lajme të mira te Juventusi, një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Napolin në kampionat. Pas rasteve të fundit me Koronavirus, tashmë Pirlo mund të buzëqeshë.

Mbrojtësi, Merih Demiral, i cili rezultoi pozitiv ndaj virusit një javë më parë, ditën e sotme ka rezultuar negativ. Pas tamponit të bërë së fundmi, mbrojtësi turk zbuloi se virusi është larguar nga trupi i tij dhe ai është gati për të zbritur në fushë.

Sigurisht që Pirlo nuk mund ta mendojë titullar për ndeshjen e nesërme, për shkak se është jashtë fushave prej një jave, por në rast se prania e tij gjatë ndeshjes është e domosdoshme, atëherë mund ta hedhë në fushë.

Related posts

FOTO/ Ja pse Bayern Munchen është klub i dashur për shqiptarët, e veçantë kjo që ka bërë sot

Q.Autor

LA LIGA/ “Bomba” e merkatos, Mohamed Salah i vetëofrohet Barcelonës

Sadik.Autor

GENOA-MILAN/ Gafa trashanike e Pepe Reinas ndëshkon “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment