Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN RUMUN/ Ylli Vajushi ndëshkon CSM Resita me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Pas dy supergolave të shënuar nga Emanuele Ndoji ditën e djeshme me skuadrën e Breshas, një tjetër supergol ka shënuar një tjetër legjionar, Armando Vajushi.

Ish-sulmuesi i  Kombëtares, ka shënuar një gol shumë të bukur nga jashtë zone për Petrolul Ploieshti në Ligën e Dytë në Rumani, teksa në minutën e 79’, pas një gjuajtje të fortë me të djathtën, topi ndalet në fundin e rrjetës, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Vajushit ndaj CSM Resita.

Një “perlë” e vërtetë kjo nga Vajushi, e cila kishte vlerën e 3 pikëve, pasi ndeshja u mbyll 0-1 në favor të Petrolulit, që tashmë merr kryesimin e renditjes. Ky është goli i dytë radhazi në kampionat për Vajushin dhe i treti në total për këtë vit, pasi shënoi javën e kaluar ndaj Kluzhit dhe në shkurt shënoi ndaj Pandurit.

VIDEO

Related posts

“KATAR 2022″/ Dëmtoi shpatullën me Meksikën, Lozano rrezikon dy muaj pushim

Delo.autor

I FALEN KRYEVEPRËS SË VILËS/ “Djemtë e Detit” mposhtin Bylisin në “Niko Dovana”

Delo.autor

E ARDHMJA E ISCOS LARG “BERNABEUT”/ Perez ul çmimin e fantazistit, ja 3 klubet angleze në garë

Delo.autor

Leave a Comment