Futboll Ligue 1 Sport

SHKËLQEU NË FITOREN NDAJ BAYERN/ Nga këshillat te dieta, rilind Nemar

Në Paris janë të bindur se Nejmar ka dalë më në fund nga faza e gjatë e pasigurive, që e bënte një kampion të paplotësuar. Është e vërtetë që vazhdon të kalojë orë brenda videolojërave, është e vërtetë që e gdhin duke parë “Vëllain e Madh”, duke qenë aktiv edhe me komente në rrjetet sociale, por shikojeni në fushë, kur nuk është i dëmtuar.

Kundër Bajernit tregoi edhe njëherë talentin e tij dhe ishte milimetrik në saktësi. Ajo që i mungon është vetëm instinkti përpara porte. Me Bajernin preku tri shtylla dhe pati edhe tri raste të tjera të mëdha. Karriera e tij ngadalësoi për dy arsye, konkurrenca me Mesin dhe Ronaldon, të cilët kanë djegur shumë “Topa të Artë” të mundshëm për shkak të jetëgjatësisë së tyre. Dhe arsyeja tjetër janë ato muskujt e kofshës që e kanë shqetësuar gjithnjë, duke mos i dhënë vazhdimësi. Braziliani ka qenë gjithnjë një lojtar me dy fytyra: një fantastike dhe një zhgënjyese, herë pas here antipatike. Ka koleksionuar edhe një vagon me kartonë të kuq, mbi të gjitha në Francë, atje ku goditjet në kaviljet e tij janë gati një sport kombëtar.

Por e quajnë edhe një aktor, sepse duke qenë një prej lojtarëve më të shkelmuar në Europë (pëson faull çdo 20′), akuzohet për hedhjet e tij teatrale. Thonë se këtë herë pjekurinë ia ka dhënë Bufon gjatë eksperiencës pariziene. “Çfarë do, ‘Topin e Artë?’” e pyeti portieri: “Atëherë boll festove dhe ndiq shembullin e Mbapesë”. Edhe sulmuesi francez është një nga arsyet e pjekurisë së brazilianit. Ai nuk është xheloz që u largua nga hija e Mesit dhe e quan vëlla. Komunikojnë në spanjisht ose anglisht më shumë sesa frëngjisht dhe në fushë kuptohen symbyllazi.

Dhe Nejmar mund të jetë edhe arsyeja përse Mbape mund të zgjedhë të qëndrojë në Paris. Braziliani pritet të rinovojë shumë shpejt, gjithnjë me 3 milionë euro në muaj dhe Mbape mund ta ndjekë. Po flasim për pjekurinë e Nejmarit. Ai tashmë nuk gjen më justifikime për të mos luajtur ditën e datëlindjes së tij apo motrës. Këtë vit e ka marrë shumë seriozisht edhe dietën përveç punës me fizioterapistin për ato muskuj që herë pas here e tradhtojnë. Ai është një dashamirës i mishit, por për një javë të tërë ka ngrënë një dietë vegjetarianë, e cila e ka rikthyer më të kthjellët.

Related posts

Kuqezinjtë rikthehen në qershor, ja kush janë 2 sfidat e ardhshme

Delo.autor

(SPECIALE) Historia e dhimbshme e Gregorio, ishte më i mirë se Maradona…

Sadik.Autor

NDRYSHIME NË RREGULLORE/ UEFA merr vendimin për trukimet, ja çfarë detyrash i ka lënë federatave….

Delo.autor

Leave a Comment