Futboll Sport

SYNON RIKTHIMIN TEK FITORJA NË CHAMPIONS/ Mesfushori Muller: Ishte 1 pikë e vlefshme, me PSG-në luajmë sezonin

Tomas Myler ishte optimist pas barazimit 1-1 ndaj Unionit në “Allianz Arena”. Mesfushori gjerman tha se skuadra duhet të jetojë me këtë pikë dhe të synojë të rikthehet te fitorja që nga sfida e Champions-it me Parisin.

“Luajtëm me një skuadër totalisht të ndryshuar. Djemtë e rinj bënë shumë mirë dhe për këtë duhen përgëzuar. Ndoshta gabuam në vendosje duke luajtur 20 metra larg portës. Ashtu siç e thashë, ishim një skuadër e sajuar. Union bëri gjithashtu një ndeshje të mirë dhe për këtë, duhet t’i përgëzojmë.

Më vjen keq që goli i barazimit erdhi pas një rivënieje anësore ku ne menduam se topi nuk kishte dalë plotësisht, por kjo tani i takon së shkuarës dhe nuk mund të bëjmë asgjë për ta kthyer prapa”, tha Myler. I pyetur nëse Bajerni rrezikonte titullin pas këtij barazimi në shtëpi, ai tha: “Jemi ende pesë pikë para Lajpcigut.

Sigurisht që nëse do të ngecim sërish, kampionati do të komplikohej shumë. Lajpcigu është duke bërë një kampionat të mirë.

Related posts

ATLETICO MADRID-JUVENTUS/ Sfida për të mos u humbur e Grupit D

Delo.autor

SPEKTAKOLARE/ Crawford konfirmohet kampion bote, PLAS NË TOKË Benavitez (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Superkompjuteri parashikon të gjitha ndeshjet e mbetura të Europianit. Ja finalja dhe fituesi…

Delo.autor

Leave a Comment