Futboll Premier League Sport

ZBULON NJË DETAJE INTERESANT/ Tuchel: Ky lojtar më kujton Ballack, më vjen keq që nuk e shoh në nivele më të larta

Tomas Tuchel po përjeton një ndër periudhat më të mira të karrierës së tij si trajner, teksa e ka çuar Chelsean brenda pak muajsh, nga ferri në parajsë.

“Blutë” e Londrës, jo vetëm kanë blinduar vendin e katërt në Premier League pas fitores në ndeshjen direkte ndaj West Ham, por janë edhe në gjysmëfinalet e Champions League dhe merita më e madhe i takon pikërisht Tomas Tuchel.

Trajneri ka dhënë një intervistë së fundmi, ku dhe ka zbuluar një detaj shumë interesant. Gjermani ka shprehur hapur se është një fans i Ruben Loftus Cheek. Mesfushori, i cili dikur shihej si një nga talentet më të mëdhenj të Chelseat, nuk ka ecur siç duhet, kjo dhe për shkak të dëmtimeve.

Aktualisht, Loftus-Cheek është i huazuar te Fulham dhe në fund të sezonit do të rikthehet te Chelsea. Për 25-vjeçarin, Tuchel shprehet se i kujton Ballack dhe se i vjen keq që nuk e sheh në nivele të larta. “Kam qenë një fans i madh i Loftus Cheek. Ai më kujton Michael Ballack.

Ka patur zëra disa kohë më parë për një kalim të tijin në Gjermani. Nuk e di pse nuk u finalizua si lëvizje, por ai po bën mirë te Fulham. Më vjen keq që nuk e shoh në nivele më të larta.

Nuk mund ta gjykoj nga TV si lojtar, por dua të punoj me të dhe më pas të shohim”, ka përfunduar Tuchel.

Related posts

E BUJSHME/ MILANI i sjell GATTUZOS “Kakan e ri”, braziliani gati të shpërthejë

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Bale shënon gol ëndrrash, por fatkeqësisht… (VIDEO)

Delo.autor

SHKARKIMI I TRAJNERIT/ Ja deklarata me të cilën Manchester Unitedi e përzuri Jose Mourinhon…

Isa.Autor

Leave a Comment