Futboll Seria A Sport

“DASHURI ME SHIKIM TË PARË”/ Sulmuesi Dybala blen super “bishën” me vlerë 450 mijë dollarë (FOTO)

Futbollisti i Juventusit, Paolo Dibala ka blerë një makinë të tipit Lamborxhini Aventador Roadster e cila kap vlerën e 450 mijë dollarëve.

Ishte vet argjentinasi i cili e postoi blerjen e tij në rrjetet sociale duke shkruar “Me Aventadorin ishte dashuri me shikim të parë”. Sulmuesi argjentinas ka bërë të vetën superbishën teksa ndan pamjet e saj dhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Si duket tek Dibala nuk ka ndikuar forma jo e mirë dhe hapësirat e pakta te skuadra e Juventusit, teksa ditën e djeshme zbuloi se nuk do të jetë i grumbulluar nga kombëtarja e Argjentinës në prag të dy sfidave kualifikuese të botërorit që amerikano-jugoret do të zhvillojnë në qershor.

Related posts

Ze Maria zyrtarisht trajner i Tiranës edhe për 2 sezone të tjera, klubi: Nisi projekti ambicioz

Sadik.Autor

Lazio, Anderson: Do jap gjithçka për këtë skuadër

Q.Autor

PASI MBAROI FINALJA/ Ja pse Mourinho dhe Wenger hutohen dhe harrojnë studion

F.autor

Leave a Comment