Futboll Seria A Sport

DYSHJA ICARDI-KEAN NUK OFROJNË GARANCI/ Juventus kërkon përforcime në sulm, ja dilema e vetme…

Këtë sezon, sulmi Juventusit nuk ka dhënë garanci të plotë duke shënuar shumë pak në krahasim me pagat që marrin.

Me të ardhmen e Dibalës në dyshim, rrogën e lartë të Ronaldos dhe çmimin e lartë që Atletiko Madrid kërkon për Moratën, drejtuesit e Juventusit janë vënë në kërkim të një sulmuesi i cili mund të ofronte garanci në repartin ofensiv.

Sipas asaj që shkruan gazeta italiane “Tuttosport”, Juventusi është në mëdyshje se cilin të zgjedhë nga dy sulmuesit e PSG-së, të rikthente Moise Kin në Torino apo të merrte ish-sulmuesin e rivalëve të Interit, Mauro Ikardi.

Të dy sulmuesit me shumë mundësi nuk do ta vazhdojnë karrierën e tyre në Paris, pasi paraqitjet e tyre jo të mira nuk ua kanë mbushur mendjen drejtuesve parisienë për t’Iimbajtur ende në “Park  d’Princ”.

Related posts

SHUHET BASHKIM FINO/ Presidenti Duka mesazh ngushëllimi: Ai përpos kontributeve në politikë, ka qenë një…

Delo.autor

Luca Modric: Topi i Artë? Prioriteti im në këto momente është Kupa e Botës

Isa.Autor

NËNA SHQIPTARE DHE BABAI SERB/ Talenti i Monakos zgjedh kombëtaren: Ndihem me gjak…

Delo.autor

Leave a Comment