Futboll Seria A Sport

ËSHTË GOLASHËNUESI MË I MIRË I KAMPIONATIT/ Statistikat e CR7-ës, sezon i “dështuar” për standardet e tij

Numrat janë numra dhe për Ronaldon janë thelbësorë, metri kryesor për të gjykuar rendimentin e tij. Por, këtë sezon, ai nuk ka thyer ato rekordet që na ka mësuar çdo vit. Megjithatë, ai ka shënuar deri tani 34 gola këtë sezon: një “dështim” për të duke qenë se në vitet e fundit e ka kaluar gjithnjë shifrën 40?

Por, në fakt, ai është golashënuesi më i mirë i kampionatit me 27 gola (+6 nga Lukaku), një trofe që ai do ta fitonte për herë të parë në karrierën e tij në Itali dhe të cilëve u shtohen edhe 2 golat në Kupën e Italisë, 4 në Champions dhe 1 në Superkupë kundër Napolit.

Me golin kundër Specias, portugezi barazoi Pelenë në klasifikimin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në karrierë, ndërsa më 3 prill arriti edhe Romarion me 772 gola. Tani ka përpara vetëm Jozef Biçan, në krye të klasifikimit me 805 gola. 36-vjeçari e ka prenotuar një vend në Olimpin e më të mëdhenjve.

NUMRAT BARDHEZI – Portugezi është që tani mes bomberave më të mëdhenj të klubit: i mungon 1 gol për të arritur shifrën 100 me “Zonjën”. Në vitin e parë në Torino, shënoi 28 gola në 43 ndeshje. Pas ambientimit, në sezonin e dytë u ngjit në kuotën e 37 golave në 46 ndeshje.

Ndërsa këtë sezon është në kuotën 34 dhe ka shanse të shkëlqyera për ta bërë sezonin e tij më të mirë në Itali dhe mposhtur vetveten, përveç bomberave të tjerë të Serisë A, duke qenë se kanë ngelur edhe 5 ndeshjet e fundit (4 në kampionat dhe finalja e Kupës së Italisë) përpara se të mbyllet sezoni.

Duke kthyer kokën më pas, krahasimi me kohët e arta të Realit është i pamundur, duke parë se në dy sezone me Juven ai nuk e ka prekur kuotën e 40 golave, rekord që e ka prekur në 8 nga 9 vite në Spanjë. Në Madrid, sezoni më i keq ishte i pari (2009- ‘10), me 33 gola sezonalë, ndërsa në pasardhësit ai kaloi dy herë shifrën 40, në katër raste shënoi më mbi 50 gola dhe për dy sezone kaloi 60 golat, me rekordin e fiksuar në 2014-‘15 (61).

Në 6 sezonet në Mançester (18-24 vjeç) vetëm njëherë kaloi 40 golat: 42 në sezonin 2007-08. Çështje këndvështrimi, por sot Ronaldo është 36 vjeç dhe Juve e humbi shumë javë më parë trenin e titullit, për të mos folur për eliminimin nga Champions-i. Edhe këto janë të dhëna objektive.

Related posts

Fitorja në minutat e fundit, Zidane flet përpara mediave

Q.Autor

Shkëlqeu me Marseille/ Bayerni, Tottenhami dhe Atletiko në garë për francezin

Sadik.Autor

Nuk është Marcelo/ “Ylli” i Real Madridit pranë transferimit tek Juventusi

Isa.Autor

Leave a Comment