Futboll Seria A Sport

FESTOI DITËLINDJEN ME TROFE/ Andrea Pirlo: E dua këtë skuadër, do ta konfirmoja veten tek stoli i Juventusit…

Andrea Pirlo e festoi ditëlindjen në mënyrën më të mirë të mundshme, 42-vjeçari arriti të fitonte Kupën e Italisë ndaj Atalantës. Ky ishte trofeu i dytë i teknikut bardhezi nën drejtimin e “Zonjës së Vjetër”.

Pas triumfit ndaj bergamaskëve, Pirlo u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve të Rai Sport pas fitores së Kupës duke u shprehur:

Çfarë ndeshje ishte? Keni luajtur shumë fort në pjesën e dytë…

“Po ishte një ndeshje shumë e bukur me dy skuadra që luftuan deri në fund. Një finale e denjë për këtë emër, përpara publikut. Edhe për ta ishte një festë sepse pas gjithë atyre që kanë ndodhur këtë vit, ishte e rëndësishme tu jepnim një gëzim. Jemi të lumtur për këtë gjë”.

Kupa e dytë sezonale. Çfarë ka Juventus më shumë se skuadrat e tjera?

“Kemi dëshirën për të luftuar dhe për të sjellë në shtëpi trofeun. Edhe pse nuk bëmë një sezon pozitiv jemi bashkuar dhe kemi krijuar bindjen se mund ta fitonim ashtu si Superkupën sepse ishte një objektiv i rëndësishëm. Kemi mundur 2 skuadra të mëdha, një në gjysëmfinale e tjetrën në finale. Juve ka merituar fitoren.”

Sapo vendose të zëvendësoje Kiezën, ai shënoi…

“Futbolli është i çuditshëm. Nuk ishte në formë por luftoi gjatë gjithë kohës. Federiko bëri një ndeshje të mirë. Komplimente për të. Është një gëzim i madh të shënosh në finale.”

Keni nisur të luani mirë në pjesën e dytë sepse sulmuat Atalantën. Përse nuk e nisët ndeshjen ashtu?

“E kishim për qëllim por nuk ja dolëm, sidomos ngaqë Kuadrado ishte shumë i tërhequr. I thashë të sulmonte Gosens me Mekenin që duhet të sulmonte mesfushorin e tyre. E bëmë më mirë në pjesën e dytë.“

Cilat janë vështirësitë më të mëdha në vitin tënd të parë?

“ Ishin të shumta sepse ndryshe nuk do të ishim në vendin e 5-të. Këto fitore nuk mund të fshijnë uljet dhe ngritjet e sezonit por si sezon i parë kam mësuar shumë. Ka patur shumë gjëra që kanë ndodhur. Këto fitore të gëzojnë.“

 Do ta konfirmoje veten sezonin e ardhshëm?

“Sigurisht që po. Jam këtu për këtë gjë, për të bërë trajnerin sepse e dua futbollin. Drejtuesit do të vendosin por do të doja të vazhdoja. E dua këtë skuadër që më ka dhënë shumë gëzime.”

Si lojtar kishe cilësinë për të parë lojën përpara të tjerëve. Si trajner?

“Është më e vështirë sepse nuk ke topin në këmbë. Nuk është e lehtë të dëgjohesh nga pankina.”

Related posts

MOMENTE TMERRI NË AJËR/ Avioni i kombëtares gjermane bën ulje të detyruar, ja shkaku… (FOTO)

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Kukësi humbi 25 milionë lekë premio për vetëm…

Delo.autor

“TANI MUND TË VDES I QETË”/ Kimish: Nuk duam të ndalemi me kaq…

Delo.autor

Leave a Comment