Futboll Sport

HAKIMI “TREMB” INTERIN/ Agjenti: Po, e kërkon… Bajerni

Ashraf Hakimi bëri një kampionatin perfekt me Interin. Në fundjavën e kaluar ai dhe klubi zikaltër u shpallën kampionët e Serisë A për sezonin aktual . Ish-lojtari i Borusias së Dortmundit ishte një nga protagonistët kryesorë me shtatë gola dhe gjashtë asiste për Interin, duke patur një meritë të madhe në fitimin e titullit. Pas vetëm një viti, mbrojtësi i shpejtë mund të largohet nga Milano, sepse me sa duket Bajerni Mynihut po e mendon seriozisht një transferim të tijin në Gjermani. Të paktën kështu raporton “Münchner Zeitung tz”. Ishte vetë agjenti i lojtarit, i cili foli për mediat gjermane duke thënë:

“Interesimi i Bajernit nuk më habit aspak. Bavarezët janë një nga klubet më të mira në botë. Nëse jeni duke kërkuar për dikë, lojtari duhet të jetë më i miri në rolin e tij. Dhe Ashraf është më i miri në pozicionin e tij, kjo nuk ka asnjë diskutim, mjafton të shohësh sezonin që po kalon me Interin”, tha agjenti o lojtarit, Alejandro Kamano, duke mos mohuar interesimin e Bajernit për klientin e tij.

22-vjeçari luan në krahun e djathtë dhe për këtë arsye do të përshtatej mirë në skemat që preferon trajneri Julian Nagelsman. Një lloj i ngjashëm i lojtarëve nuk mund të gjendet në skuadrën e kampionëve rekord. Sidoqoftë, pagesa e transferimit mund të jetë problem. Lojtari me këmbë të djathtë u transferua nga Real Madridi tek Interi për 45 milionë euro në fillimin e këtij sezoni. Kontrata e tij në Milano daton deri në vitin 2025.

Hakimi sigurisht që nuk do të ishte një operacion i lehtë për vetë faktin se kushton shumë. Bajerni tashmë ka shpenzuar shumë para. Dajot Upamekano vjen nga Lajpcigu për 42.5 milionë euro. Për trajnerin Nagelsman, klubi më i titulluar në Gjermani pagoi gjithashtu 25 milionë euro për Lajpcigun duke e bërë atë trajnerin e parë më të shtrenjtë në historinë e Bundesligës. Ndërkohë, Interi nuk po mendon aspak për ta lëshuar diamantin e tij dhe nëse do ta bënte kjo mund të jetë për një shumë të madhe parash (70-80 milionë euro).

hakimi

Klubi zikaltër ka ende disa probleme me pagesat e lojtarëve për shkak të bllokimit të investimeve nga Kina për pronarët e tij dhe për këtë arsye mund të sakrifikojë një nga diamantët e tij. Ndërkohë, vetë lojtari ka shprehur disa herë se ndihet i lumtur në Milano dhe nuk po mendon aspak se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Edhe trajneri Antonio Konte mësohet t’u ketë kërkuar drejtuesve të klubit italian për të mos e larguar marokenin, pasi sipas tij ai është një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij. Kjo mësohet që ka qenë një nga kushtet e Kontes për të qëndruar edhe në sezonin e ardhshëm me klubin zikaltër.

Tani, gjithçka do të mbetet në dorën e Marotës dhe presidentit Zhang që do të ulen me trajnerin për të biseduar rreth projektit për sezoni e ri në ditët e ardhshme duke parë që Interi është shpallur tashmë zyrtarisht kampion i Italisë dhe në katër javët e fundit do të luajë vetëm për statistikë.

Related posts

JUVENTUS-PARMA/ Brugman befason “Veteranin” Buffon me një “PERLË” nga 20 metra distancë (VIDEO)

Delo.autor

BESNIK HASI GATI TË KTHEHET NË EUROPË PËR TË MARRË DREJTIMIN E KLUBIT TË MADH/ Do ketë nën urdhrat e tij edhe një shqiptar

Delo.autor

GAFA NË LISTËN E KOMBËTARES/ FSHF nuk di rolin e futbollistit të grumbulluar

Isa.Autor

Leave a Comment