Futboll Seria A Sport

“JA PSE ZGJODHA ROMËN”/ Mourinho: Kjo është deklarata ime e fundit deri kur të nis zyrtarisht punën

José Mourinho trajneri i ri i Romës! I saposhkarkuar nga Tottenham, Special One gjen skuadër dhe do të udhëheqë në Serie A nga sezoni tjetër.

Një rikthim pasi dikur udhëhoqi Interin drejt lavdisë duke i dhënë Tripletën e famshme.

Menjëherë kanë folur Dan dhe Ryan Friedkin, presidentët e Romës.

“Ne jemi të kënaqur dhe të ngazëllyer që mirëpresim José Mourinho në familjen AS Roma.

José është një kampion i cili ka fituar trofe në çdo nivel dhe do të garantojë udhëheqje dhe përvojë të jashtëzakonshme për projektin tonë ambicioz.

Angazhimi i José përfaqëson një hap të madh përpara në ndërtimin e një mentaliteti fitues, solid dhe të qëndrueshëm në klubin tonë”.

Pas përvojës italiane te zikaltërit, kjo është aventura e dytë në kampionatin tonë për Special One.

Flet Jose – “Falënderoj familjen Friedkin që më zgjodhën mua për të drejtuar këtë klub të shkëlqyeshëm dhe që më bënë pjesë të vizionit të tyre.

Pasi diskutova me pronarët dhe Tiago Pinto, unë menjëherë kuptova se sa e lartë është ambicia e këtij klubi.

Aspirata dhe kjo shtytje janë të njëjtat që gjithmonë më kanë motivuar dhe së bashku duam të ndërtojmë një rrugë fituese në vitet që vijnë.

Pasioni i pabesueshëm i tifozëve të Romës më bindi të pranoja punën dhe mezi pres të filloj.

Në të njëjtën kohë, unë i uroj Paulo Fonseca fatin më të mirë dhe i kërkoj medias të kuptojë se unë do të lëshoj deklarata vetëm në kohën e duhur. Daje Roma!”.

Related posts

RROGA FARAONIKE/ Çelsi përgatit çmendurinë në merkato për Alabanë, austriaku do të bëhej më i paguari në Angli

Delo.autor

“ÇMENDURI” PËR OSIMHEN/ Napoli i vendos një çmim të “kripur”

F.autor

E BUJSHME/ Dembélé ndryshon kartat në tavolinë me Barcelonën, ja situata e rinovimit…

Delo.autor

Leave a Comment