Futboll Kategoria Superiore Sport

“JE NJERI ME ZEMËR TË MADHE”/ Mesfushori Melo ndahet në “paqe” me Partizanin. Poston FOTO me drejtorin e “të kuqve”

Pak ditë pasi njoftoi zyrtarisht mbylljen e bashkëpunimit me Partizanin, Uilliam Kordeiro Melo, ka postuar së fundmi një foto me drejtorin e Partizanit, Olsi Rama.

Braziliani shfaq respekt maksimal për Ramën, duke e konsideruar si një person me zemër të madhe, i cili e ka ndihmuar atë nga koha kur u bashkua me Partizanin.

Faleminderit vëlla për gjithçka që ke bërë për mua, nga koha kur mbërrita aty. Ti je një person me karakter të jashtëzakonshëm dhe me zemër të madhe. Respekt maksimal për ty.”, shkruan Kordeiro në postimin e tij.

Melo kishte një sezon me ulje-ngritje, teksa kjo edhe për shkak të dëmtimeve që e shoqëruan gjatë këtij sezoni, ndërkohë që tashmë do të vazhdojë karrierën diku tjetër.

Related posts

BARÇA PREZANTON GODITJEN E DYTË/ I vendos klauzolë 400 mln euro. Reali rezervon talentin turk

F.autor

E PABESUESHME/ Ngacmoi vajzën turke në “Instagram”, Kariusin e gjen belaja

Isa.Autor

RIVALITETI QË NUK VDES KURRË/ Dueli në distancë, MESSI mposht RONALDON (STATISTIKA)

Isa.Autor

Leave a Comment