Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-INTER/ Revolucion i kompletuar, “Zikaltërit” +39 pikë mbi “Bardheblutë” në dy vite

Dorezat me Lautaron janë me siguri një shaka e bukur në rrjetet sociale, por Antonio Konte di të ekzaltohet në realitet. Trajneri i Interit duket i lindur për të luajtur disa ndeshje të caktuara, ato me nisjen më të zhbalancuar.

Në dy vite, te Juventusi ka rikuperuar distanca që dukeshin të pafundme dhe në këtë sezon, ka fituar më në fund kampionatin. Për momentin janë 16 pikë ndaj bardhezinjve, shumë nëse mendohet diktatura e së kaluarës. Përpara transferimit të Kontes, në javën e 36-të të sezonit 2018-’19, mes Interit dhe Juves kishte një maksidistancë prej 23 pikësh të shndërruar në 21 në fund të sezonit. Konte ka kaluar dalëngadalë dhe më pas në muajt e fundit e ka krijuar ai diferencën.

REVOLUCION I KOMPLETUAR – 39 pikët e përmbysura në total janë fotografia e një parakalimi historik, e një revolucioni të kompletuar. Sikur të mos mjaftonte, sot Konte ka edhe rastin e një KO-je. Rikthehet në “Stadium”, shtëpinë e vjetër dikur të dashur. Hera e fundit, megjithatë, ishte vërtet një ring, madje një arenë. Dhe me manovrën e duhur mund t’i shkatërrojë të sotmen dhe të ndërlikojë të ardhmen e bardhezinjve. Nëse do ta mposhtte Pirlon, do të zbehte më tej zjarrin e Ligës së Kampioneve në Torino dhe rinisja për Juven do të ishte më e ndërlikuar.

Pra, Interi do të kishte një avantazh në blloqet e nisjes për sezonin 2021-’22. Ndërkohë, në fushë është “çekiçi” i zakonshëm pavarësisht se titullin tani e ka të qëndisur në fanellë, është i vendosur ta mbyllë me 94 me disa fitore të tjera. Në javët e fundit përballi Sampdorian dhe Romën me urinë e zakonshme dhe kështu do të bëjë edhe me Juven dhe Udinezen, pa dallime.

Related posts

PSG fut në dilemë Chelsean me kampionin e botës, s’ka marrëveshje

Isa.Autor

GEONA-MILAN/ “Kuqezinjtë ndëshkohen nga ish-lojtari, Calabria realizon një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Chelsea merr fitoren e parë në shtëpi, Tottenham tregon forcën

Delo.autor

Leave a Comment