Futboll Seria A Sport

“LAMTUMIRA E CONTES NA BEFASOI TË GJITHËVE”/ Mbrojtësi Skriniar: Dua të qëndroj tek Inter-i dhe të…

Milan Skriniar, një nga shtyllat e Inter-it kampion i Italisë, nuk e ka fshehur befasinë për epilogun e çështjes së trajnerit në shtëpin zikaltër.

“Lamtumira e Conte-s i ka befasuar të gjithë, e kam mësuar nga mediat. Nuk di asgjë tjetër, unë vetë dua ta di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

Gjithsesi, mbrojtësi ka siguruar tifozët: “Dua të qëndroj tek Inter-i dhe të mbroj titullin e fituar, e kam thën ë kohë më parë. Nuk i kam marrë kurrë seriozisht zërat për një largim timin”.

Skriniar ka ripërshkuar edhe etapat e titullit:

“Ka qenë një udhëtim i bukur dhe i gjatë, mbaj mend festimet me tifozët para San Siro-s në ndeshjen e fundit të kampionatit. Kam përfituar për të valëvitur flamurin e Sllovakisë, jam krenar edhe për këtë, që kam sjellë titullin italian në vendin tim”, ka thënë Skriniar nga grumbullimi me Sllovakinë për Sport Aktuality.

Related posts

Brazil-Meksikë dhe Belgjikë-Japoni/ Këto janë përballjet që do ndezin Kupën e Botës

Isa.Autor

LIVE/ Partizani-Teuta: Durrsakët krijojnë pak, të kuqtë në kërkim të golit të tretë (VIDEO)

Isa.Autor

Nurmagomedov pritet si hero në Dagestan (Video)

Sadik.Autor

Leave a Comment