Futboll Seria A Sport

MË E SHTRENJTA NË TË GJITHË PORTUGALINË/ CR7 nis pushimet me familjen e tij në shtëpinë e re 7.3 milionë euro (FOTO)

Me sezonin e përfunduar dhe të ardhmen e tij pezull, Cristiano Ronaldo ka filluar disa ditë pushimesh, para se të fokusohet plotësisht në Kampionatin Europian me Portugalinë. Sulmuesi ka zgjedhur të kthehet në vendin e tij të lindjes për të shijuar disa ditë larg zhurmave. Bashkë me familjen tashmë mund të rehatohet në shtëpinë e tij të re; më të shtrenjtën në gjithë Portugalinë, me një vlerë prej 7.3 milionë euro.

Shtëpia është e vendosur në zemër të kryeqytetit, në “Rua Castilho”, para Parkut Eduardo VII të Lisbonës. Në orët e fundit, “Corio da Manha” është befasuar nga futbollisti, që del nga shtëpia e re për të vizituar disa restorante në zonë. Në këtë ndërtesë luksoze, Cristiano Ronaldo nuk jeton vetëm, pasi përbëhet nga 14 apartamente, disa janë duplex.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë rehatuar në këtë shtëpi të re familjare. Tavanet e larta, shumë të ndritshme dhe frymëmarrja në të gjithë shtëpinë janë disa nga detajet që fshihen pas atyre 7.3 milionë eurove të investuara. Gjithçka është përgatitur me merak të madh, për të shijuar pushimet e tyre të para në kryeqytetin portugez.

Nëse hyjmë në detaje, çdo dhomë kryesore ka një banjo të vetën, në të cilën mund të shijojnë xhakuzi, pa humbur shikimin e qytetit. Për më shumë intimitet, ata kanë një dhomë të vogël, ku mund të rrinë së bashku nëse kanë ndonjë vizitë në shtëpi. Tashmë në dhomën e ngrënies mbretëron hapësira, ideale për rastet kur duan të bëjnë bashkë të gjithë familjen, e cila feston sukseset e yllit portugez.

Megjithatë, xhevahiri i kurorës qëndron te tarraca, e koncpetuar si kati më i lartë i ndërtesës luksoze. Në të ndodhet një pishinë e madhe, prej nga mund të shihet në pëllëmbë të dorës kryeqyteti. Atje, askush nuk mund t’i shqetësojë, ndaj do të përfitojnë nga rrezet e diellit, që i pëlqejnë aq shumë. CR7 nuk do të duhet të largohet nga shtëpia për t’u ushtruar, pasi ka një palestër të pajisur me të gjitha llojet e veglave, gjithashtu disa dhoma për fëmijët e tyre. Në këtë shtëpi është edhe një kinema, një dhomë lojrash dhe një bibliotekë, shoqëruar me zyra për t’u kujdesur për bizneset e tyre.

Related posts

ZYRTARE/ Sadiku largohet nga Levante, por jo edhe nga Spanja

Delo.autor

NDODH NË LIGUE 1/ Lojtarin e rrahin dhe i djegin makinën (VIDEO)

Delo.autor

Skemë për dëmtimin e Bregut? Shehi: Ja si qëndron e vërteta, skuadrës i kërkova vetëm…

Isa.Autor

Leave a Comment