Futboll Seria A Sport

“MILAN NUK E NJEH FJALËN DORËZIM”/ Pioli: Habitem pse fitojmë kaq shumë jashtë

Milani triumfoi kundër Atalanta në Bergamo, falë dy golave të shënuar nga Franck Kessie me penallti dhe e mbylli kampionatin në vendin e dytë. Trajneri Stefano Pioli, për Sky Sport Italia, është shprehur se Milani i tij ka merituar gjithçka dhe ka folur për tema të ndryshme.

“E arritëm kualifikimin në Champions dhe e meritonim, sikurse meritonim edhe vendin e dytë për atë që kemi bërë gjatë gjithë sezoni. Fatkeqësisht lamë pikë kundër Cagliari, por gjithsesi objektivin e realizuam.

Jam me të vërtetë shumë i lumtur dhe duhet të falënderoj klubin që na lejoi të punojmë në një mjedis fantastik. Edhe një herë, lojtarët, drejtuesit, stafi dhe tifozët e dëshmuan se çfarë do të thotë të jesh te Milani”, u shpreh Pioli fillimisht.

“Më mirë jashtë se në shtëpi? Jemi të habitur se si ndodh kjo, por jemi përpjekur ta vlerësojmë situatën. Ndoshta na mungojnë lëvizjet individuale kur kundërshtarët mbyllen në mbrojtje, ndaj jemi më të fortë kur ka hapësira për të luajtur”, shtoi trajneri i kuqezinjve.

Pioli nuk bie dakord me shumë njerëz për diçka: “Kam dëgjuar njerëz që deklaronin në fillim të sezonit se ne paraqitemi mirë pa tifozët, pasi ata krijojnë presion. Nuk e besoj të jetë e vërtetë diçka e tillë.

Ne vetëm mund të imagjinojmë se çfarë do kishim ndjerë me entuziazmin e tifozëve do të vinte në rritje në San Siro. Ajo që kanë bërë tifozët në mëngjes tregon se sa shumë besojnë ata dhe pasionin e tyre na e kaluan edhe ne”.

Në fund tekniku i Milanit deklaron: “E kam menduar se nëse nuk do të renditeshim në katër vendet e para, atëherë do të ishte një verë shumë e vështirë. Fuqia e vërtetë e kësaj skuadre është fakti që nuk tërhiqet në momentet e vështira. Jam shumë krenar për forcën mendore që ekipi ka treguar. Kemi qenë pa Zlatan 19 në 38 ndeshje dhe kjo ka bërë diferencën e madhe”

Related posts

MILANI NË ZI/ Tërhiqet nga komentet sportive, “babai” i pseudonimeve të idhujve

Isa.Autor

Rezultat surprizë/ Shënohen 2 gola të shpejt në ndeshjen PSG – Reims (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Kukësi-Wolfsburg. Rezultati 0-4

Delo.autor

Leave a Comment