Futboll Kategoria Superiore Sport

“NUK KA SKUADRA TË LEHTA, JEMI PËRGATITUR PËR FITORE”/ Mesfushori Vila: Titulli? Kush do gabojë më pak do arrijë të…

Teuta nesër ndaj Bylisit do të kërkojë fitoren me çdo kusht duke parë se u ndalën ndaj Vllaznisë për të mos humbur trenin e titullit kampion. Në vigjilje të sfidës ndaj Bylisit e cila është e programuar të zhvillohet nesër me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Niko Dovana”, në një prononcim për mediat përpara kësaj ndeshjeje ka folur mesfushori i durrsakëve, Emiliano Vila duke analizuar këtë takim:

Ndeshja ndaj Vllaznisë – “Ne shkuam në Shkodër për të marrë maksimumin, për të marrë tre pikët. Besoj se ishte një ndeshje e luftuar nga të dy palët. Edhe barazimi nuk është rezultat i keq. Çfarë iku, iku me Vllazninë, shpresoj të marrim maksimumin në ndeshjen e radhës.

Bylisi – “Të gjithë ekipet janë të forta, duke filluar nga Apolonia e deri te Partizani. Nuk ka më ekipe të lehta. Ndaj Bylisit është një ndeshje e fortë, e kemi përgatitur ndeshjen për ta fituar, për të marrë tre pikët dhe për të vazhduar ecurinë drejt titullit kampion. Unë shoh ekipin tim, ne jemi përgatitur shumë mirë gjatë javës. Gjendja e skuadrës është shumë e mirë, përveç Arapit. Nuk do e shoh kundërshtarin, ai ka objektivat e veta, ne kemi objektivat tona. Shpresoj që nesër të gjithë djemtë të japin maksimumin dhe të dalim me sukses.”

Mungesa e golit – “Nuk e kam fare problem, nuk ka rëndësi kush shënon. Rëndësi ka që ekipi të marrë ekipet, është plus për lojtarin nëse ia dal të shënoj.”

Titulli – “Është një nga kampionatet më të forta për momentin. Kush do gabojë më pak do arrijë të shpallet kampion.”

Objektivi – “Ndeshjet janë të forta, do përballemi me Partizanin, Partizani do përballet me ekipet e tjera. Jemi më afër se kurrë me titullin, shpresoj të japim maksimumin në ndeshjet që kanë mbetur“

Related posts

Pas triumfit ndaj Romës, Gattuso: Duhet të përmirësohemi ende

Isa.Autor

VIDEO/ Tifozët e Bristol City ‘pushtojnë’ fushën, ja festa e çmendur pas kualifikimit

Q.Autor

16-VJEÇARI QË PO I MAHNIT TË GJITHË/ Legjenda Totti merr në menaxhim edhe shqiptarin e Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment