Futboll Seria A Sport

“OPTA” PUBLIKON TOP 11-SHEN TË SERIE A/ Dominon Interi me 3 futbollistë në formacion, mbetet jashtë…

Ashtu si çdo vit, “Opta” ka publikuar 11-shen më të mirë të kampionatit. Është ky pra formacioni më i mirë i Serisë A të porsa përfunduar në bazë të një serie të dhënash statistikore (në një formacion 4-3-3, mes të cilave golat, asistet, driblimet, pasimet, minutazhin) dhe skuadra më e përfaqësuar është Interi, me tre lojtarë.

XHANLUIXHI DONARUMA (MILAN) – Po ashtu si Samir Handanoviç, Donaruma është portiere që numëron më shumë ndeshje me portën e paprekur në këtë kampionat (14), por mbrojtësi ekstrem i Milanit ka kryer 14 pritje më shumë krahasuar me interistin.

HUAN KUADRADO (JUVENTUS) – Është mbrojtësi që ka kryer më shumë asiste në këtë kampionat: 10, rekord për një mbrojtës të Juventusit në një sezon të vetëm të Serisë A që nga edicioni 2004-’05.

STEFAN DE VRAJ (INTER) – Mes lojtarëve me së paku 30 prezenca, holandezi është ai me përqindjen më të lartë të pasimeve në këtë kampionat (93.8%)

ALESANDRO BASTONI (INTER) – Është mbrojtësi që ka nisur më shumë aksione të përfunduara me gol në këtë kampionat (7).

TEO HERNANDEZ (MILAN) – Mbrojtësi i vetëm në pesë kampionatet kryesore europiane që ka realizuar dy herë më shumë se një gol në këtë kampionat. Për më shumë numëron më shumë driblime (73).

PIOTËR ZIELINSKI (NAPOLI) – Ka shënuar tetë gola në kampionat, po aq sa në dy paraardhësit polaku ka shërbyer edhe 10 asiste në ketë Seri A, dy më shumë krahasuar me tri kampionatet e mëparshme.

RODRIGO DE POL (UDINEZE) – Ka përshkuar më shumë metra me topin në këmbë në këtë kampionat (9863) dhe ka numrin më të madh të driblimeve të sakta (122).

RUSLAN MALINOVSKI (ATALANTA) – Asistuesi më i mirë në këtë kampionat, ka marrë pjesë në një gol 94 minuta (8 gola dhe 12 asiste).

LUIS MURIEL (ATALANTA) – 22 gola (një çdo 65 minuta)! Besojmë kaq mjafton…

ROMELU LUKAKU – (INTER) 24 gola dhe 11 asiste, i pari që kalon kuotën 20 gola dhe 10 asiste në një sezon të Serisë A nga 2004- 2005.

KRISTIANO RONALDO (JUVENTUS) – Kryegolashënuesi i këtij kampionati me 29 gola; portugezi ka kryer 168 goditje në këtë kampionat, të paktën 24 më shumë se çdo lojtar tjetër.

Related posts

ZYRTARE/ Po zhvillon paraqitje pozitive, ish-mbrojtësi i Skënderbeut rinovon kontratën me klubin e njohur

Delo.autor

EMERGJENCË TOTALE/ 9 në infermieri, dy futbollistë të Milanit mbyllin vitin (TABELA E PLOTË)

F.autor

Hames në dyshim ndaj Anglisë, Falkao: Është ndeshja që kemi ëndërruar që fëmijë

Isa.Autor

Leave a Comment