Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-TIRANA/ Statistikat e derbit, ja çfarë duhet të dini për kryendeshjen e javës…

Ndeshjet – 160 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2021 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat. Bilanci – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 68 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 42 fitore. 50 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

Golavarazhi – 223 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 176 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi, Muçi shënoi për bardheblutë dhe Eraldo Çinari për të kuqtë.

Diferenca – 25 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me këto rezultate: 12.10.2013 Partizani-Tirana 1-0 (kampionat); 07.02.2014 Tirana-Partizani 1-0 (kampionat), 22.03.2014 Partizani-Tirana 1-1 (kampionat); 26.09.2014 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 08.12.2014 Partizani-Tirana 2-0 (kampionat); 13.03.2015 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat); 04.05.2015 Partizani-Tirana 2-2 (kampionat); 03.10.2015 Partizani- Tirana 1-0 (kampionat); 07.12.2015 Tirana-Partizani 0-0(kampionat); 04.03.2016 PartizaniTirana 2-0 (kampionat); 04.05.2016 Tirana-Partizani 2-2; 25.09.2016 Partizani-Tirana 0-0 (kampionat);01-02.12.2017 Tirana-Partizani 0- 0 (kampionat); 20.02.2017 Partizani-Tirana 2-1; 28.04.17 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat); 28.09.2018 Tirana-Partizani 0-1 (kampionat); 30.11.2018 Partizani-Tirana 2-1 (kampionat); 01.03.2019 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 12.05.2019 Partizani-Tirana 2-1 (kampionat); 29.09.2019 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat); 13.12.19 Partizani-Tirana 1-2 (kampionat); 28.02.2020 Tirana-Partizani 5-1 (kampionat); 10.07.2020 Partizani-Tirana 1-1 (kampionat); 04.12.2020 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 21.01.2021 Partizani-Tirana 1-0 (kampionat); 13.03.2021 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat)

Ish-ët – Tre lojtarë do të kenë statusin e ish-ve në derbin e radhës që do të luhet më 4 dhjetor. Idriz Batha, Agustin Torasa, kanë pasur përvojat e tyre në të shkuarën te Partizani, ndërsa tek të kuqtë, Kevi Llanaj ka statusin e ish-it.

Historia – Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.

Shpagimi – Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.

Related posts

PAS TRIUMFIT NDAJ KAMPIONËVE NË FUQI/ Flet Trajneri Dovedan: Ky është Bylisi i vërtetë…

Delo.autor

GAFË E PAFALSHME/ Tentoi të realizonte si “Panenka”, shikoni penalltinë e humbur nga sulmuesi shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

Franca bën MILIONER tifozin SHQIPTAR, ja skedina fituese e Botërorit “Rusi 2018” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment