Futboll Sport

“PLANET E MILANIT NË AJËR”/ Çalhanoglu: Dua Champions-in, firma varet nga Maldini

Ndaj Kaljarit ofroi një provë të zbehtë, por Hakan Çalhanoglu nuk pranon të dorëzohet. Duke folur për mundësitë e Milanit për të qëndruar mes katër më të mirave në kampionat, ai ka deklaruar: “Gjithmonë ndiej përgjegjësi. Statistikat i kam të mira sepse i analizoj gjithmonë. Gjithsesi, shpresoj t’i përmirësoj akoma, por ekipi vlen më shumë. Le të fitojmë të gjithë së bashku dhe të marrim Ligën e Kampionëve që, për mendimin tim , ne e meritojmë”. Turku ka folur edhe për situatën e rinovimit të tij, një çështje që do të diskutohet pas mbylljes së kampionatit.

“Gjithmonë e kam thënë se dua të shkoj në Ligën e Kampionëve me Milanin. E ardhmja ime nuk varet nga ai kompeticion, pasi unë jam shumë i lumtur që jam këtu dhe të luaj për fanellën kuqezi. Në fund të sezonit ne do të vendosim për të ardhmen time me Maldinin dhe drejtorin Masara që janë ata që e kanë në dorë situatën”, përfundoi deklaratën e tij Hakan Çalhanoglu.

FJALA E DREJTORIT – Situata e Milanit nuk është më e mira e mundshme, sidomos nëse marrim parasysh ecurinë e skuadrës. Gjithsesi, që nga drejtuesit e deri të lojtarët të gjithë në klub predikojnë për qetësi. Nuk mund të ishte i ndryshëm qëndrimi i Frederik Masarasë që në cilësinë e drejtorit sportiv të “Djallit” ka ofruar një analizë të momentit që po kalojnë kuqezinjtë: “Është një objektiv i rëndësishëm për ta arritur dhe për ta bërë këtë do të duhet një paraqitje e nivelit të lartë kundër një ekipi që ka individualitete të mëdha. Champions-i përfaqëson një hap të parë drejt normalitetit, ku ky klub duhet të jetë, një kthim në shtëpi. Uroj të jemi në gjendje për ta festuar. Do të ishte certifikimi i një rruge të virtytshme që filloi vitin e kaluar dhe që mund të na rikthejë një dimension evropian të nivelit më të lartë. Me të vërtetë shpresojmë të jemi në gjendje ta arrijmë Champions-in, pasi ekipi ka bërë një rrugë të bukur dhe trajneri ka arritur të shprehë një lojë emocionuese.

RINOVIMET – Me rinovimet dhe raste si ai i Brahim Diazit do të ketë risi, pasi pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve ndryshon shumë në menaxhimin e situatave me lojtarët dhe merkton. Lidhur me këtë argument, Masara tha: “Së bashku me kolegët e Realit u premtuam se do të bisedonim në fund të sezonit. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme me ta. Do të shohim nëse kushtet janë të përshtatshme për të vazhduar me Brahimin. Mbi të gjitha, do të ulemi me trajnerin për të planifikuar për të ardhmen ku sigurisht nuk do të flitet për vetëm një lojtar të veçantë”.

Related posts

TIRANA-APOLONIA/ Batha mposht portierin Harizaj nga pika e bardhë, protestojnë “fierakët” (VIDEO)

Delo.autor

ARRIHET AKORDI CONTE-TOTTENHAM/ Sot pritet zyrtarizimi. Kjo është aventura e dytë e italianit në Londër

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Serie A në kaos, Gravina mbështet idenë e uljes së pagave të futbollistëve

Delo.autor

Leave a Comment