Bundesliga Futboll Sport

“PORTIERI MA BËRI FERR, ISHTE I PARI QË MË KËRKOI FOTO”/ Lewandowski: E ardhmja? Kam deklaruar se…

Pas grushtimit dhe topit nga portieri rival që si me magji shkoi në këmbët e tij, duke e depozituar në rrjetë, mund të kenë kaluar jo më shumë se dy sekonda, por kaq mjaftoi që Robert Levandovski të shndërrohej në një të pavdekshëm. Në minutën e 91-të të sfidës së luajtur në “Allianz Arena”, e gjithë historia e Bundesligës ndryshon, e gjithë historia e futbollit gjerman i përulet bomberit polak, i cili vulosi shifrat finale në 5-2 dhe mbi të gjitha dërgoi vetën në kuotën e 41 golave në kampionat, duke u ulur i vetëm më poltronën e rekordit e cila deri pak ditë më parë i takonte Gerd Mylerit.

Për Levandovskin nuk mund të kishte një fund sezoni më të bukur, ndaj edhe festa personale, me bluzën e hequr dhe duke i treguar muskujt botës ishte më se e kuptueshme, pasi nuk ndodh çdo ditë që të thyhet një rekord gjysmëshekullor, një moment që i dha start edhe festës madhështore me birra dhe ngritjen e trofeut.

EUFORIA E LEVËS – Pas ndeshjes, gëzimi i 32-vjeçarit ishte qartësisht i lexueshëm. Këtë arritje ai e priste prej shumë kohësh, por ia arriti, “in extremis”, si një skenar filmi hollivudian. “Është një ndjesi tepër e bukur, jam më shumë se i gëzuar, – shprehet “Panceri” i Bundesligës. – Është diçka e veçantë, arritja më e madhe në karrierën time. Dua të falënderoj të gjithë shokët dhe stafin teknik që më kanë ndihmuar në këtë rekord. U jam pa fund mirënjohës”. Në fund polaku komentoi edhe fjalët që i tha portierit të Augsburgut, i cili ia bëri të vështirë jetën. “Je i pabesueshëm, pikërisht sot e gjete…(qesh) Por, në fund ia dola dhe ai ishte i pari që më kërkoi foto pas ndeshjes dhe më uroi. Do ta mbaj mend gjatë këtë ditë, pasi është një rekord i pabesueshëm”. Ndërkohë, nuk mungoi edhe urimi dhe foto me gruan e Gerd Mylerit, e cila morri fanellën e firmosur nga Levandovski me mbishkrimin “Forever Gerd”. Një moment i veçantë ky për polakun, i cili vlerësoi shumë fjalët zonjës Myler për rekordin e thyer. “Gerd ishte shumë i lumtur nëse Robert do e thyente këtë rekord. Ai e meriton plotësisht”, ishte shprehur zonja Myler para pak ditësh, ndaj në fund nuk mund të mungonin edhe përqafimet mes tyre.

E ARDHMJA – Ndërkohë, duke parë edhe spekulimet e fundit mediatike për Levandovskin, në fund nuk mund të mungonte edhe një pyetje mbi të ardhmen e tij te Bajerni i Mynihut. “Këto lajme i shpikni ju gazetarët. Unë gjithmonë kam deklaruar se jam i lumtur në Mynih dhe dua të fitoj ende shumë trofe këtu. Ky klub më ka dhënë shumë dhe unë nuk ia kam shpërblyer ende siç duhet”, përfundoi rekordmeni Robert.

Related posts

DERBI I MADONINËS/ “San Siro” furniznon me të ardhura rekord INTERIN, do përfitoi plot…

Isa.Autor

Vdekja e Astorit/ Prokurori i Udines: Është e çuditshme që një futbollist të vdesë pa…

Q.Autor

FITOJNË NË “CAMP NOU”/ Dembele dhe Messi çertifikojnë pushime kryesuesish për klubin

Delo.autor

Leave a Comment