Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ BYLIS/ U zëvendësua i dëmtuar, një tjetër titullar i Partizanit mbyll sezonin

Mbrojtësi i Partizanit, Esin Hakaj, e ka mbyllur sezonin futbollistik. 24-vjeçari i ka luajtur të gjitha ndeshjet për “demat e kuq” këtë edicion, duke qenë lojtari i vetëm që numëron 35 sfida. Por, kundër Vllaznisë ngarkesa u ndie edhe te mbrojtësi shkodran, i cili u detyrua të largohej nga fusha e lojës i dëmtuar në fillimin e pjesës së dytë. Mëngjarashi pësoi një tërheqje në kofshën e majtë dhe e kishte të pamundur për ta vazhduar sfidën.

MUNGESA – Mungesa e Esin Hakajt për sfidën e fundit kundër Bylisit, është e sigurt. Mbrojtësi i majtë nuk ia ka dalë të riku perohet dhe Daja nuk do e ketë në dispozicion për sfidën ndaj Bylisit. Alternativat për trajnerin 54- vjeçar janë të pakta, pasi Hakaj është i vetmi mbrojtës i majtë natyral në klub. Në këtë pozicion, mund të aktivizohet edhe Idrizaj, i cili ishte zëvendësuesi i Hakajt në sfidën ndaj Vllaznisë. Gjithashtu, mund t’i besohet edhe të riut Balla, që po ashtu zëvendësoi Hakajn gjatë muajit dhjetor në sfidën ndaj Laçit.

E ARDHMJA – Esin Hakaj është një nga lojtarët e shumtë te Partizani që janë në muajin e fundit të kontratës. Ndoshta, shkodrani 24-vjeçar e ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për të kuqtë, pikërisht përballë Vllaznisë, pasi të reja për rinovim nuk ka ende. Mbetet për t’u parë nëse Hakaj do të jetë lojtar i kuq edhe edicionin e ardhshëm.

Related posts

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Gjilani kthehet te fitorja, Ballkani i Ilir Dajës triumfon në “frymën e fundit”

Delo.autor

Përjashtimi nga Europa/ Skënderbeu, i palëkundur në Apel të UEFA-s

Sadik.Autor

PREMIER LEAGUE/ Liverpool një makineri e frikshme, “Topçinjtë” barazojnë në fund

Delo.autor

Leave a Comment